Rastet me Covid-19 janë shtuar me një ritëm shqetësues në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet shëdetësore raportuan sot 2,998 të infektuar në 24 orët e fundit.
Kjo shifër nuk ishte parë prej 22 majit, kur shënohej një shifër e ngjashme, por atëhere ishulli ishte nën valën e parë të virusit.
Ministri i Shëndetësisë, Hancock u shpreh i shqetësuar për rritjen e këtyre rasteve sidomos tek të rinjtë.
Ndërkohë tashmë numri total i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar ë 41,551, teksa duket se gjithë Evropa do të kalojë një valë të dytë me hyrjen e vjeshtës. /Opinion.al