Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania refuzon kërkesën për hetimin e rastit Dehari

2016/11/22 at 6:10 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania refuzon kërkesën për hetimin e rastit Dehari

Kërkesa e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për hetim të rastit Dehari nga hetuesit e policisë britanike ‘Scotland Yard’ po has edhe në një pengesë tjetër. Përveç familjes së aktivistit të vdekur të VV’së, Astrit Dehari, e cila nuk po pranon hetim ndërkombëtar për humbjen e jetës së djalit të tyre në një qendër paraburgosese, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë po e konsideron si të papërshtatshme përfshirjen e kësaj hetuesie në hetim.


Zyra për media e diplomacisë së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka konfirmuar se kanë shqyrtuar “me kujdes” kërkesën e Ministres Hoxha dhe tashmë kanë një përgjigje.

“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të përfshihet policia britanike”, thuhet në përgjigjen, me email, të Ambsades Britanike në Kosovë.

“Është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun”, thotë tutje ambasada në përgjigjen e tyre për Gazetën Express, përmes zëdhënës Merita Salihu-Munipi.

Kundër kërkesës në fjalë të Ministrisë së Drejtësisë kanë dalë edhe familja e aktivistit që vdiq në paraburgim, në Prizren, si një nga 6 të dyshuarit që u arrestuan në fund të verës së këtij viti, si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Familja Dehari, edhe pse nga fillimi ka insistuar që vdekja e djalit të tyre, tashmë e konsideruar zyrtarisht vetëvrasje nga raporti i autopsisë së autoriteteve kosovare, të hetohet nga të huajt, duke treguar mungesë besimi ndaj organeve të rendit në vend, nuk e kanë pranuar një hetim të tillë. Sipas tyre, jo pa u dorëhequr Ministrja Hoxha dhe kolegu u saj nga Ministria e Brendshme, Skender Hyeseni.

Gazeta Express ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Ministria e Drejtësisë, duke kontaktuar kabinetin e saj, por edhe vetë ministren Dhurata Hoxha-Sadiku, por ata nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, në asnjërën formë – as përmes postes elektronike apo thirrjeve në telefon.

Ndryshe, javën që shkoi, vetëm pak ditë pas raporti të autopsisë për Astrit Deharin, Ministria e Drejtësisë i kishte shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell nga i cili ka kërkuar përfshirjen në hetimet shtesë të policisë metropolitane ‘Scotland Yard’ nga Mbretëria e Bashkuar,  për të mos lënë asnjë hapësirë për dyshime potenciale në mënyrën se si ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“…Siç e dini, në pjesë të caktuara të opinionit publik, janë shfaqur dyshime në lidhje me integritetin dhe paanshmërinë e procesit të hetimit. Kjo mund të shkaktoj një dëm të madh në promovimin e rendit dhe ligjit dhe respektimin për institucionet e Kosovës”, shkruhej nder tjera në letrën e Ministres Dhurata Hoxha, drejtuar O’Connell

 



Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Vlerat e rralla të arrës, ndikimi në shëndet

Vlerat e rralla të arrës, ndikimi në shëndet

Sherr mes kunatave/ Kapi nusen e vëllait me të dashurin, rrihet dhe kërcënohet

Sherr mes kunatave/ Kapi nusen e vëllait me të dashurin, rrihet dhe kërcënohet

Salcë në kohë krize!

Drogë, seks dhe tallava, i gjeni të gjitha në Tiranën e natës
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}