Bota

Britania e Madhe nis daljen nga izolimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 10/05/20 |
el ida

Britania e Madhe nuk do të ketë një dalje të menjëhershme nga izolimi, por do të fillojë lehtësimin gradual të masave.

Kështu deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson, në një konferencë për media në Londër, ku shpalli disa prej masave që do të lehtësohen, duke filluar nga java e ardhshme.

Nga e hëna, britanikët që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të munden të shkojnë në punë. Ndërsa, nga dita e mërkurë, njerëzit do të lejohen të bëjnë ushtrime në natyrë, për sa kohë që ata i përmbahen udhëzimeve për distancim fizik.

“Unë kam një plan të qartë për pandeminë. Do të shikojmë mundësinë që të mund të hapim shkollat më datë 1 qershor. Së shpejti do të ketë udhëzime për hapjen e transporteve dhe për hapjen e dyqaneve. Vendi do të rimëkëmbet nga kjo sëmundje djallëzore”, u shpreh Johnson.

Mbretëria e Bashkuar “do të ndryshojë nga kjo përvojë”, shtoi ai, duke shfaqur shpresën se “britanikët mund të jenë më të fortë dhe më të mirë se kurrë më parë”.

Deri në këto momente, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar gjithsej 216,526 raste të të infektuarve me koronavirus./Opinion.al

Pas