Bota

Britani, Boris Johnson kryeson raundin e parë të zgjedhjeve


               Publikuar në : 21:25 - 13/06/19 |
el ida

Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në votimin e parë, në zgjedhjet për udhëheqësin e Partisë Konservatore, i cili njëherësh do të jetë edhe kryeministri i ri i vendit.

Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43, dhe Michael Gove ishte i treti me 37 vota, ndërsa shtatë kandidatë do të marrin pjesë në raundin tjetër të votimit javën e ardhshme.

Edhe pse duhen disa raunde votimesh për të zgjedhur kreun e ri të partisë, Johnson tha se ishte “i kënaqur që fitoi zgjedhjet e para, por ka një rrugë të gjatë përpara”.

Votimet për kryministrin e ri britanik nisën pasi, Theresa May, dha dorëheqjen nga pozita e kreut të partisë, duke lënë të zbrazët edhe postin e kryeministres. Ajo dështoi të marrë miratimin e parlamentit britanik, për marrëveshjen e daljes së vendit nga BE-ja, të cilën e kishte negociuar me Brukselin./Opinion.al

Pas