-U tha në Opinion

“Do ketë dy palë zgjedhje, në 30 qershor dhe në vjeshtë”


               Publikuar në : 21:37 - 13/06/19 |
geliano fataj

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por votime. Ajo që ai parashikon është se do të ketë dy palë zgjedhje.

“Do ketë dy palë zgjedhje, Rama në 30 qershor që nuk i shmang dot. Ato nuk janë tamam zgjedhje, janë votime. Por zgjedhjet do jenë dhe në vjeshtë. Do t’ju kujtoj precedentin e ‘96, ku u ripërsëritën shumë zona. Ndoshta në vjeshtë do te kemi dhe surpriza të tjera”, tha analisti.

Nga ana tjetër për gazetarin Andi Bejtja nuk ka zgjedhje në 30 qershor, por vetëm votime.

“Vendimi i Presidenti mendoj se ishte një vendim patriotik, do ta bënte çdo njeri që ka dy pare mend në këtë vend”. /Opinion.al

Pas