Kronikë

Breshëri plumbash në drejtim të lokalit, kush është pronari? I arrestuar për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 19/07/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e djeshme në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Mësohet se lokali është në pronësi të 56-vjeçarit Tish Pali. Si pasojë e të shtënave ka patur vetëm dëme materiale.

Kush është Tish Pali

Tish Pali është një emër i njohur për policinë. Në 2 mars të vitit 2021 është arrestuar së bashku me 6 persona të tjerë, pasi policia e Shkodrës arriti të kapte 160 kg kanabis sativa.

Mes të arrestuarve ishte dhe efektivi Kujtim Çuni.  Droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qendrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi. Gjatë operacionit, policia arriti të sekuestronte edhe 2 armë automatike.

Vetëm 2 ditë më parë, në mbikalimin e Fushë-Krujës mbetën të vrarë 3 të rinj pas një atentati të mirë-organizuar mafioz. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash nga 4 persona, ende të paidentifikuar.

Pas