Aktualitet

Brataj publikon videot e momentit të shpëtimit të turistëve: Rrezik jete! Stop…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:46 - 10/07/22 |
Opi Nion

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar videon e momentit të shpëtimit të tre turistëve çekë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë mes Thethit dhe Valbonës.

Në një postim në rrjetin social “facebook”, Brataj shkrua se kjo është e disata herë që turistët lëvizin pa udhërrëfyes.

Ai shkruan ky nuk është turizëm, pasi sipas tij është rrezik jete për personelin mjekësor, rrezik jete për punonjësit e policisë dhe pilotët.

Kreu i Urgjencës Kombëtare bën thirrje që t’ju jepet fund sventurave ku rrezikohet jeta.

Vazhdojne aventurat e pa kontrolluara te turizmit malor! Tre te rinj nga Çekia perfundojne afer gremines, ku u bllokuan per dy dite pasi kishin humbur rrugen dhe pa ditur ku te shkojne! Si eshte e mundur qe per te disaten here turistet levizin pa udherrefyes? Ky nuk eshte turizem, kjo do te thote te diskutosh jeten! Rrezik jete per personelin mjeksor, rrezik jete per punonjesit e policise, por akoma me shume rrezik jete per pilotet!  Stop aventurave ku rrezikohet jeta!

Nje falenderim personelit pilot qe malet i kane kthyer ne pista helikopteri, faleminderit personelit mjeksor te Lekbibaj dhe policise se drejtorise Kukes per kontributin e dhene per disa ore rresht, duke rrezikuar  jeten e tyre.

Fatmiresisht edhe kete here misioni perfundoi me sukses”,-shkruan Brataj në reagimin e tij./Opinion.al

Pas