-U tha në Opinion

Brataj: Nuk kemi arritur pikun, kurba e ngritjes do të vazhdojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:19 - 17/11/20 |
el ida

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se shifrat në rritje të rasteve Covid do të vazhdojmë t’i shohim edhe për disa javë të tjera.

I ftuar në emisionin “Opinion” Brataj pohoi se kur fillon ngritja vijimësinë e saj do ta shohim në të paktën 3-4 javë.

Mjeku tha  se edhe rezultatet e masave duan minimalisht një periudhë 3-javore, ndërsa u shpreh se ende nuk kemi arritur pikun e infektimit.

“Masat që merren duhet të presësh rezultatin. Masa e mbylljes së orarit 1 javë ka që është vënë. Minimumi pas 3 javësh mund të jenë rezultatet. Deri sa po rritet numri, nuk jemi në pikun. Kur fillon ngritja, do presësh ato 3-4 javë sepse siç fillon dëmi, ashtu do të paraqitet. Në qoftë se e bëjmë dëmin sot, do të vazhdojë të paktën 1 muaj kurbën e ngritjes”, tha Brataj./Opinion.al

Pas