Politikë

Braçe: Nëse ne do mbështeteshim te prodhimi vendas, s’do rriteshin çmimet me 22.3%



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 15/09/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë senacës së sotme plenare u shpreh se qeveria duhet të mbështesë prodhimin vendas.

Braçe i cili vijon të mbajë qëndrim kritik, tha se në rast se Shqipëria do ishte mbështetur te prodhimi vendas dhe qeveria do kishte ndryshuar politikat, nuk do të ishte rritur çmimi i ushqimeve.

Sipas tij, ne kemi mundësi të prodhojmë në vend dhe nuk kemi nevojë për import.

“Inflacioni është sfida e radhës dhe inflacioni po tregon se nuk mbahet thjeshtë dhe me masat monetare. Po të shikosh të dhënat e muajit gusht, për mua, inflacioni që vjen nga ushqimet dhe pijet alkoolike, natyrisht është i pamerituar.

Në rast se ne do të ishim mbështetur shumë fort te prodhimi vendas, do të kishim dëgjuar, do të kishim ndryshuar politikat, pa asnjë diskutim që qumështi, djathi dhe veza nuk do rriteshin me 22.3%,  buka dhe drithërat me 20.4%. Ne kemi mundësi të prodhojmë në vend, nuk kemi nevojë për import”, theksoi Braçe.

 

 

 

Pas