Sport

Botërori 2022, si reagoi bota për fitoren e Argjentinës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:29 - 19/12/22 |
Opi Nion

Lionel Messi ka arritur atë që e kërkonte gjithë jetës. Më në fund fitoi edhe Kupën e Botës. Por si ka reaguar shtypi argjentinas dhe ai botëror pasi “Albiceleste”-t morën në shtëpi trofeun e shumë kërkuar?

Në Argjentinë mediat janë mbushur me proza poetika duke shprehur qartë emocionin që ka pushtuar edhe gazetarët sportivë të cilët pritën 36 vite për të shkuar në majë të botës.

Në gazetën Pagina 12, shkruhej se “Është pranverë sërish”. Në gazetën Clarin, gazetari Juan Cruz u ka kujtuar tifozëve se “futbolli është një lojë me trëndafila dhe gjemba”. Po ashtu ai ngre pikëpyetje për moshën e Messi-t. Në listën e FIFA-s sulmuesi argjentinas është 35-vjeç, por gazetari e konsideron një vit më të ri.

“Messi, në moshën 34-vjeçare është kampion bote, një trofe i cili ishte destinuar për të përpara se të lindte”, tha Cruz.

Më poshtë mund të shihni titujt kryesorë të lajmeve se si reagoi bota për fitoren e Argjentinës.

Clarin shkruan: Faleminderit Messi

 

Gazeta El Tribuno shkruan: Lumturia e Kupës së Botës

Francë

Le Parisien shkruan: Krenarë për “Les Bleus”
La Voix du Nord: Faleminderit gjithsesi!

Mbretëri e Bashkuar

Daily Telegraph shkruan vetëm 3 fjalë: Mrekulli. Magji. Messi,
The Independent: Lojtari më i mirë. Finalja më e bukur. Trofeu më i madh.
Daily Mail flet për agoninë dhe lumturinë në dy krahët e finales

Spanjë

El Mundo Deportive lavdëron Messi-n si më të mirin në histori
El Pais shkruan: Messi i Argjentinës kurorëzohet pas një finaleje të paharrueshme

Brazil

Extra shkruan: Messi e meriton dhe njerëzit duhet ta pranojnë këtë
O Globo flet për një “Messi të pavdekshëm”

SHBA

Faqja e parë e New York Times flet për një “Messi magjik”
The Wall Street Journal shkruan: Messi ngre Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës

Pas