Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bosi shqiptar i drogës gjurmonte policët që po e hetonin: Duhet t’i vrasim

2022/04/18 at 12:15 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bosi shqiptar i drogës gjurmonte policët që po e hetonin: Duhet t’i vrasim

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull bosit italo-shqiptar të trafikut të drogës Elvis Demçe, i cili arriti të hynte në botën e trafikut të lëndëve narkotike dhe u arrestua janarin e kaluar në një operacion nga policia italiane. I njohur edhe si “Spartaku”, 36-vjeçari ishte shumë i afërt me Fabrizio Piscitelli, lideri i grupit të trafikut të narkotikëve i njohur si Diabolik,  i cili mbeti i vrarë më 7 gusht 2019.


Drejtuesi i një grupi që synonte sheshet kryesore të trafikut të drogës në Prenestino, Castelli Romani dhe Velletri, Demçe kishte mësuar se disa agjentë po kryenin hetime për aferat e bandës së tij. Prandaj ishte i vendosur për të gjetur identitetin e tyre, për t’i trembur apo edhe për t’i eliminuar. Këto detaje kanë rezultuar nga të dhënat që disponon policia të siguruara nga serveri i aksesuar prej vitit të kaluar Sky Ecc, një sistem bisedash i përdorur nga shumë organizata kriminale për të shmangur përgjimin.

Falë rrjeteve sociale, grupi kishte arritur të gjurmonte fytyrat e policëve të ngarkuar me hetimet, mungonin vetëm adresat për t’i kërkuar në shtëpi.  “Sikur të dinte dikush shtëpinë e tyre. Do u çojmë dikë për t’i terrorizuar këta djem k*rvash”,  thuhet në bisedat e transkriptuara nga Europol.

“Spartaku” nuk kishte për qëllim vetëm të trembte agjentët. Nga sa del nga përmbajtja e analizuar nga policia europiane dhe e raportuar nga Repubblica, bosi ka synuar të identifikojë shefin e agjentëve dhe ta vrasë: “Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Të gjitha këto të dhëna janë në dorën e drejtësisë. Ndër përgjimet më komprometuese, janë ato që i  referohen periudhës së verës së vitit 2020, kur Demçe dhe banda e tij gjetën defekte brenda makinave të tyre. Ata dyshuan për një oficer policie: “Ai më ka ndjekur për një kohë të gjatë. Nëse është ai duhet ta vrasësh, nuk kemi zgjidhje tjetër. Një plumb në kokë.  Mjafton të përgatisim motoçikletat, të flasësh me djemtë, dhe gati në aksion për ta vrarë”.

Më 7 shtator 2020 banda kriminale kishte identifikuar policët që po ndiqnin rastin: shpërndahen foto dhe faqe sociale: “Vëlla, këta janë policët e Via Genova!”

Prandaj Demçe dhe njerëzit e tij kishin kontrolluar shtëpitë e agjentëve të skuadrës. Por, për fat të mirë, planet e Spartakut nuk u realizuan. Bosi përfundoi pas hekurave në fillim të vitit për drogë dhe zhvatje falë punës së karabinierëve të bërthamës hetimore të Romës dhe të grupit Frascati./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Transformohet zona e ish-tregut elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës

Transformohet zona e ish-tregut elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës

Fatjoni mes lotësh tregon si u njoh me Merushen: Me burrin e saj ulesha për kafe

Fatjoni mes lotësh tregon si u njoh me Merushen: Me burrin e saj ulesha për kafe

Të fshehura në ventilatorë, sekuestrohen mbi 16 mijë € në autobusin që …

Të fshehura në ventilatorë, sekuestrohen mbi 16 mijë € në autobusin që ...
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}