Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bosi i heroinës”, Artan Hoxha tregon lidhjet e Turgut në Shqipëri

2019/10/23 at 6:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Bosi i heroinës”, Artan Hoxha tregon lidhjet e Turgut në Shqipëri

Abdulselam Turgut është një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane që u zbulua nga autoritetet e huaja dhe shqiptare. Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë pasi ishte ndaluar njëherë për llogari të drejtësisë gjermane por kishte arritur të arratisej pas një vendimi të dyshimtë të Gjykatës së Apelit për ti ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Turgut rezulton të jetë një nga bosët e trafikut të heroinës edhe për këtë qëllim autoritetet gjermane e kanë shpallur atë në kërkim. Ai dyshohet se është përgjegjës për futjen e 1 ton heroinë në Gjermani. Megjithatë lidhjet e trafikantit turk mesa duket shtrihen edhe në Shqipëri.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në një intervistë në Report TV se ai ka shfrytëzuar lidhjet e tij me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri si dhe ka paguar 1 milion dollarë për të ndryshuar masën e sigurisë në mënyrë që të shmangte ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas gazetarit Hoxha, Abdulselam Turgut, ka qenë bosi i disa prej grupeve kriminale në Shqipëri që merren me trafikun e heroinës duke folur për lidhje me personat që u arrestuan për laboratorin e Hasit si dhe grupin e Avdylajve në Shijak.

“Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.

U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë. Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane. Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Zhduket dhe humb çdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.

Në 2011, në18 shkurt, Turgut, e shoqëruar nga një 37-vjeçare kurde, ka udhëtuar me avion nga Stambolli në Rinas, dhe është identifikuar me emrin e tij, i është parë statusi dhe menjëherë në listën e të kërkuarve u zbulua që kërkohej nga Gjermania. Është shoqëruar dhe është njoftuar Interpol Tirana dhe prokuroria që me kalimin e dosjes në gjykatë, më 21 shkurt të 2011-ës, gjyqtari Kreshnik Omari, e cilësoi të vlefshëm arrestimin dhe e la në masë arresti me burg me qëllim ekstradimin. Këto kanë ndodhur pa u publikuar në media.

Në datën 4 mars 2011, në Gjykatën e Apelit avokati i Turgutit, Koli Bele, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se arrestimi nga qenë i paligjshëm dhe se personi ka probleme shëndetësore, dhe nuk ka rrezik të largohet se ka adresë shtëpie, derisa dosja të vinte nga Gjermania. Treshja e Apelit e drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, me anëtarë Hysni Demiraj dhe Agron Papajani, e ka vlerësuar kërkesën e avokatit të drejtë, nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit, dhe i ka dhënë arrest shtëpie. Ai ka qëndruar në katin e 8 të një pallati të papërfunduar me një kontratë të një personi me emrin Gjin Pjetri. Dhe ata e kanë lënë në arrest shtëpie me adresën e një pallati që ende ishte në ndërtim, tek Kthesa e Kamzës. Për të ndodhur kjo gjë shumë elementë të botës së krimit, të botës së biznesit, me influenca në politikë, kanë ndërhyrë, dyshohet se është paguar 1 milionë dollarë, dhe sot jemi para faktit që ky shtetas humbi pa nam e nishan.

Policia nuk tregoi asnjëherë kujdes për ta mbajtur në mbikëqyrje. Policia shkoi në atë adresë dhe zbuloi që nuk kishte qëndruar kurrë aty, por në hotel. Me pasaportën e siguruar nga miqtë e tij në Shqipëri ai u arratis. Ky ka qenë bosi i një sërë grupesh shqiptare që janë marrë me trafikun e heroinës. Kur shkohet në Gjykatën e Lartë dhe kërkohet nga prokurori ndryshimi i masës së sigurisë, më 29 shkurt 2012, ka qëlluar vit i brishtë. Dhe një trup gjykuese e drejtuar nga Gani Dizdari, me anëtarë, Arjana Fullani, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Alesksander Muskaj, e ka cilësuar të ligjshëm vendim e Apelit edhe pse Turguti  ishte arratisur një vit më parë. Në atë kohë prokuroria ka hapur një dosje e cila nuk përfundoi kurrë”, tha gazetari Artan Hoxha. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sociale

Euronews shpall Shqipërinë vendi i gjelbërt i muajit

31 Mars, 2023 4:45 pm
Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet
Kronikë

Makina del nga rruga, plagosen 4 persona në Manëz të Durrësit

31 Mars, 2023 4:40 pm
Qëllohet me armë 40-vjeçari në Roskovec
Bota

5-vjeçari vret aksidentalisht me armë vëllain

31 Mars, 2023 4:35 pm
Policia kërkon ndihmë, i moshuari nuk kujton adresën e banesës as emrin e tij
Kronikë

Policia kërkon ndihmë, i moshuari nuk kujton adresën e banesës as emrin e tij

31 Mars, 2023 4:29 pm
Tensione për targat, digjen automjete të tjera në veriun e Kosovës
Rajoni

Tensione për targat, digjen automjete të tjera në veriun e Kosovës

31 Mars, 2023 4:09 pm
Vritet gruaja shqiptare në Itali, 56-vjeçarja mesazh të birit: Babai yt po më lëndon
Kronikë

Vrasja e 56-vjeçares /Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon kur babai e qëlloi thikë

31 Mars, 2023 4:02 pm
Video/ Pjesë e organizatës kriminale në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Video/ Pjesë e organizatës kriminale në Itali, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

31 Mars, 2023 3:17 pm
Mori simpatinë e të gjithë globit, ja çfarë bëri lopa në SHBA
Life Style

Mori simpatinë e të gjithë globit, ja çfarë bëri lopa në SHBA

31 Mars, 2023 3:04 pm
Nuk ishin deklaruar, sekuestrohen 19 900 dollarë në pikën kufitare
Aktualitet

Nuk ishin deklaruar, sekuestrohen 19 900 dollarë në pikën kufitare

31 Mars, 2023 3:02 pm
Kosovë/ Policia vazhdon ta zbatojë vendimin: S’ka targa të Serbisë
Rajoni

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

31 Mars, 2023 3:00 pm
Para
Pas armëpushimit, Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Turqisë

Pas armëpushimit, Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Turqisë

Këngëtarja surprizon fansat, pjesë e “Fast and Furious 9”

Këngëtarja surprizon fansat, pjesë e “Fast and Furious 9”

Selena Gomez dedikim për Justin Bieber, reagon Hailey Baldwin

Selena Gomez dedikim për Justin Bieber, reagon Hailey Baldwin





TE FUNDIT

Euronews shpall Shqipërinë vendi i gjelbërt i muajit

31 Mars, 2023

Euronews.green i ka dedikuar një artikull shpalljes së Vjosës si lumë i egër, i konsideruar një nga lumenjtë e fundit...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga, plagosen 4 persona në Manëz të Durrësit

Arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet
31 Mars, 2023

Katër persona janë plagosur si pasoje e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. Dyshohet se...

Lexo më shumë

5-vjeçari vret aksidentalisht me armë vëllain

Qëllohet me armë 40-vjeçari në Roskovec
31 Mars, 2023

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në SHBA , ku një fëmijë 16-muajsh u vra aksidentalisht nga vëllai i tij 5-vjeçar....

Lexo më shumë

Policia kërkon ndihmë, i moshuari nuk kujton adresën e banesës as emrin e tij

Policia kërkon ndihmë, i moshuari nuk kujton adresën e banesës as emrin e tij
31 Mars, 2023

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e banesës së një të moshurari i cili n uk  mabn mend adresën....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com