Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat

2022/11/15 at 8:33 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova e Serbia janë në udhëkryq, dhe duhet të vendosin nëse duan t’i kthehen së kaluarës apo të shkojnë drejt BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më të rrezikshmen që nga viti 2013. Pradaj ai i kërkoi Kosovës fleksibilitet për targat, ndërsa serbëve u kërkoi që të kthehen në institucionet e Kosovës. Këto deklarata shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, i bëri pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. Ministrat e Jashtëm të BE-së disktutuan edhe për ndikimin që ka pushtimi rus i Ukrainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Situatë e rrezikshme që kërkon fleksibilitet

“Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve. 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, sepse në të kundërten mund të kemi një situatë të rrezikshme”, tha Borrel.

Borrell: Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e Kosovës

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, autoritetet e Kosovës të tregojnë fleksibilitet për targat, e të punojnë në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa”, tha Borrell.

Ai bëri të ditur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të jetë shumë shpejtë në Bruksel për të biseduar për çështjen e targave edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Gjatë ditë së hënë, shefi i diplomacisë evropiane, tha se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale, por nuk bëri të ditur detaje.

Propozim për zgjidhjen e krizës aktuale

“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin duhet ta shqyrtojnë palët”, tha Borrell, duke falenderuar “Francën dhe Gjermaninë për ndihmën”. Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka bërë të ditur aokma se cili ishte propozimi për të dalë nga kriza aktuale.

Vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise

Një ditë më parë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, shkroi në Twittër se “është absurde rrezikimi i një konfrontimi të dhunshëm në Kosovë për shkak të targave”.

Në veri të Kosovës ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta

“Nevojë urgjente është vullneti politik për depërshkallëzim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit. Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat, ndërkohë, që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta por pa incidente

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ngritën pas një vendimi të qeverisë së Kosovës e cila që nga 1 nëntori filloi zbatimin e shkallëzuar të vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Shtetet e  Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i kërkuan qeverisë së Kosovës që këtë vendim ta shtyjë për 10 muaj, sikundër që i kërkojnë Kosovës të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia, kërkon që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive. Kurse qeveria e Kosovës thotë se Kosova nuk mund të themelojë Asociacion mbi baza entike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e  Kosovës.

Sidoqoftë, në veri të Kosovës  në ditët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta. Në pjesën veriore të Mitrovicës  nga persona të panjohur janë shfaqur grafite ku bëhet thirrje për “rezistencë” ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat./DW

Ju sugjerojmë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Para
Popullsia globale arrin në 8 miliardë, çfarë do bëjmë tani?

Popullsia globale arrin në 8 miliardë, çfarë do bëjmë tani?

Biletat shtrenjtohen ndjeshëm vitin e ardhshëm, mesatarisht 150-200 euro

Biletat shtrenjtohen ndjeshëm vitin e ardhshëm, mesatarisht 150-200 euro

Portit i Durrësit/ Debate të ashpra, Spaho:Hajdutë të paskrupullt. Shalsi:Të të vijë turp

Portit i Durrësit/ Debate të ashpra, Spaho:Hajdutë të paskrupullt. Shalsi:Të të vijë turp

TE FUNDIT

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë...

Lexo më shumë

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
21 Janar, 2026

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për...

Lexo më shumë

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
21 Janar, 2026

Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Reshjet e borës kanë përfshirë territorin...

Lexo më shumë

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
21 Janar, 2026

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com