Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borchardt: Të rinjtë, rojtarët dinamikë të demokracisë

2019/05/22 at 9:44 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Borchardt: Të rinjtë, rojtarët dinamikë të demokracisë

Bernd Borchardt- Këtë javë, Shqipëria mikpret për të tretin vit radhazi “Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së, një takim vjetor i të rinjve nga i tërë rajoni, mbështetur nga qeveria e Sllovakisë si kryesuese e radhës e OSBE-së.


Së bashku, të rinjtë do të eksplorojnë kulturat dhe idetë e njëri-tjetrit dhe do të diskutojnë për përparësitë e brezit të tyre. Si gjithmonë, ne do t’i presim me fjalë të ngrohta dhe nxitëse. Por, në fakt, unë mund t’u them atyre fare pak. Ata i njohin shqetësimet dhe sfidat e sotme më mirë se unë dhe brezi im. Ata kanë krijimtarinë dhe qëndresën që ne nuk e kemi.

Si studentë në Gjermani, në mesin e viteve ’70, ne protestuam për të drejtat tona: ashtu si studentët shqiptarë, donim të kishim, me të drejtë, ndikimin tonë në çështjet e universitetit, më shumë fonde shtetërore për fakultetet e tejmbushura dhe për studentët që vinin nga familjet e varfra. Më kujtohet shumë mirë se si grupe të drejtuara nga partitë politike u përpoqën të rrëmbejnë protestat për interesat e tyre më të gjera. (Shpresoj se ka ende lexues që i kujtojnë si unë vitet ‘70!) Ishte një dekadë protestash dhe radikalizmi: përparimesh të rëndësishme në njohjen e të drejtave të grave, përparimi në përfaqësimin studentor në universitete, liberalizimi progresiv të shoqërive shumë konservatore e nganjëherë autoritare. Të rinjtë ishin zemra e të gjitha këtyre lëvizjeve.

Të rinjtë janë, natyrshëm, motori i idealizmit dhe përparimit shoqëror. Të rinjtë janë më energjikë dhe më pak cinikë; ata ka ëndrra më të mëdha dhe më pak durim. Përgjatë gjithë historisë, të rinjtë kanë spikatur në të gjitha lëvizjet popullore, që kanë sfiduar sistemet e kalbura politike dhe kanë siguruar përparime në të drejtat e njeriut.

Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit dhe idealeve të të rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim.

Ky ishte idealizëm ndërthurur me vendosmëri, radikalizëm ndërthurur me respekt. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.

Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri. Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja ka projekte për të nxitur dhe mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në debatin politik dhe në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim punën e institucioneve të pavarura – Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve të ndryshëm – dhe pse nxisim që raporteve të tyre t’u kushtohet më shumë vëmendje në Kuvend. Kjo është arsyeja pse ne vijojmë të punojmë me deputetët e të gjitha partive për të forcuar funksionin mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja merret me rastet e gazetarëve të veçantë të kërcënuar, dhe pse kemi një projekt afatgjatë, me mbështetjen e BE-së, për të forcuar pavarësinë dhe cilësinë e RTSH-së.

Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët.

Është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e ardhmja u takon atyre. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t’ia marrin brezit të vjetër dhe t’i japin formë sipas nevojave të tyre. E ardhmja e Shqipërisë varet nga pjesët më energjike të shoqërisë civile dhe të të gjitha elementeve të tjera të mbikëqyrjes demokratike, në media, në institucione të pavarura e gjetkë, duke marrë përgjegjësinë e tyre me vendosmërinë më të madhe dhe duke e përmbushur atë me përkushtim të sinqertë për ndryshime rrënjësore./

Etiketa: BorchardtDemokraciTe rinjte


Ju sugjerojmë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
Kronikë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

24 Janar, 2026 11:40 pm
“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
Aktualitet

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

24 Janar, 2026 10:27 pm
Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
Aktualitet

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

24 Janar, 2026 9:02 pm
Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
Aktualitet

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

24 Janar, 2026 8:15 pm
Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
Aktualitet

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

24 Janar, 2026 7:15 pm
Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

24 Janar, 2026 7:10 pm
Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës
Aktualitet

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

24 Janar, 2026 6:36 pm
Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca
Aktualitet

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

24 Janar, 2026 5:57 pm
Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
Te Fundit

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

24 Janar, 2026 5:21 pm
Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
Kronikë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

24 Janar, 2026 4:01 pm
Para
Shkrumbohet automjeti në Durrës

Shkrumbohet automjeti në Durrës

Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Berat 44-vjeçari me 3 emra

Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Berat 44-vjeçari me 3 emra

Qeveria merr dy vendime për zgjedhjet e 30 qershorit

Para protestës, Rama iu përgjigjet studentëve
















TE FUNDIT

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
24 Janar, 2026

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar, duke deklaruar se 11 policë janë plagosur në protestën kombëtare të Partisë...

Lexo më shumë

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
24 Janar, 2026

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
24 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet...

Lexo më shumë

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
24 Janar, 2026

Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit. Forcat  e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com