Kronikë

Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Berat 44-vjeçari me 3 emra


               Publikuar në : 10:07 - 22/05/19 |
el ida

Gazmir Polovina, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim të një organizate kriminale është kapur nga policia e Beratit në bashkëpunim me zyrën e Interpolin, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

44-vjeçari rezulton të jetë dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali, që në mars të vitit 2013.

Sipas akuzës, Polovina në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të rënda, kryesisht heroinë dhe kokainë.

Polivina njihej edhe me emrat Gazmend Polovina ose Julian Bebri./Opinion.al

Pas