Aktualitet

Blushi: Protesta e parë do jetë shumë e afërt, jemi në koordinim të plotë me PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 04/09/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet së shpejti, pa dhënë një datë konkrete.

Në një deklaratë për mediat, nga Korça Blushi u shpreh se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.

Ndër të tjera, Blushi shtoi se Partia e Lirisë është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike për të filluar sa më parë aksionin opozitar.

“Një datë nuk mund ta kemi për momentin, por ju garantoj që do të jetë shumë e afërt. Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por do të jetë nisja e pranverës e një revolucioni antikorrupsion që do ta shporrë këtë bandë sa më shpejt nga pushteti. Jemi në koordinim me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Prandaj ju përsëris që shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por fillimi i pranverës demokratike për çlirimin e Shqipërisë”, -tha Blushi.

Pas