Gjatë verës libri i profesor doktor Isuf Kalo hapi debate në publik. Libri “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”, profesor Kalo thotë se nuk i dedikohet ish-pacientit të tij Enver Hoxhës, por Bllokut ne tërësi.
Autori thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.
Figura e diktatori është prezente, por ai thekson se ky nuk është një libër për ish-pacientin e tij Hoxha.
Kalo thotë se ishte rastësia që e bëri mjek të Enver Hoxhës. Në libër nuk mungojnë rrëfimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit./ Opinion.al