-U tha në Opinion

“Jam ndierë i… Enveri kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm Zoti”


               Publikuar në : 22:26 - 11/09/19 |
xhu lia

“Jam ndierë i përkëdhelur në këtë rast. Për mënyrën se si më ka trajtuar, si ka dialoguar. Ai ishte një njeri i mitizuar, ti thoshe që nuk është si gjithë të tjerët dhe në të vërtetë nuk ishte si gjithë të tjerët.  Kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm zoti. Ishte i mistifikuar në kuptimin e vendimmarrjes, dëshirat e tij ishin urdhër. Ju e dini se çfarë ngjau me gjithë shokët e tij e kështu me radhë”.

Kështu ka deklaruar në emisionin Opinion mjeku Isuf Kalo, i cili ka qenë mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij puna afër tij ka qenë e vështirë, ai diktatori Hoxha edhe aktronte. Profesor Kalo tregoi se merrte masa që jo domosdo ishin në përputhje për rrezikshmërinë e problemit, pasi në atë kohë gabimi nuk quhej njerëzor, quhej politik.

“Unë e kam respektuar sepse ai rrezatonte një farë autoriteti. Rrezatonte një fare dinjiteti, si person, nuk ishte njeri që ankohej, qahej, ishte mjaft serioz. Ai dhe aktronte.  Aktronte, sepse ai duke qenë ai që ishte në propozonim dhe masa që jo domosdo ishin në përputhje për rrezikshmërinë e problemit. Ne i trembeshim sepse atëherë gabimi nuk quhej njerëzor, quhej politik.  Enver Hoxha aktrimin e kishte art dhe në kontakt me popullin. Nganjëherë aktronte dhe në rolin që bënte si gjysh etj.. Donte të linte një imazh pas, po punonte që të linte një arkivë ku të linte këto gjëra”./Opinion.al/

Pas