Një grup turistësh të huaj raportohet se kanë mbetur të izoluar në Kanionin e Langaricës, në Përmet.
Shkak për bllokimin e tyre është bërë moti i keq dhe reshjet intensive të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm, të cilat kanë bërë që të dalë nga shtrati lumi i Langaricës.
Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.