Aktualitet

Bllokim i akseve rrugore nga shirat dhe dëbora, Peleshi: Puna vijon…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 11/12/21 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë më shumë informacione lidhur me problematikat e krijuara në zona të ndryshme të vendit si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Peleshi bën me dije se  po punohet për të liruar akset Bogë-Qafë Thorë, rruga e Zhulatit dhe rruga e Lazaratit.

“Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit. Strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhulatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre, niveli i Vjosës në Përmet ka filluar të bjerë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor”, shkruan Peleshi./Opinion.al

Pas