Bota

Blinken kërkon largimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 01/03/22 |
Opi Nion

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe vrasjen e civilëve.

Ai tha se sulmet ruse po godasin shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit, teksa hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut gjatë një fjalimi para këshillit të martën në mëngjes.

“Ata po shkatërrojnë infrastrukturën kritike, e cila u siguron miliona njerëzve në mbarë Ukrainën ujë të pijshëm, gaz dhe energji elektrike. Autobusë civilë, makina, madje edhe autoambulanca janë granatuar. Rusia po e bën këtë çdo ditë – në të gjithë Ukrainën”, shtoi Blinken.

Deklaratat e kryediplomatit amerikan vijnë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për krime lufte dhe për bombardimin e qytetit të Kharkiv.

Gjatë dy ditëve të fundit, sulmet ruse kanë goditur civilët, ndërsa sulmet e mëparshme ruse ishin më të përqendruara në objektiva ushtarakë.

Zelensky gjithashtu iu  bëri thirrje liderëve evropianë që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me vendin e tij.

“Ne po luftojmë për jetën tonë,” tha ai në një fjalim në Bashkimin Evropian të martën.

Pas