Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken: Kërkesa për urdhër arreste dëmton mundësitë për armëpushim në Gazë

2024/05/22 at 4:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken: Kërkesa për urdhër arreste dëmton mundësitë për armëpushim në Gazë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve të martën se kërkesa e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër arresti për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu vështirëson mundësitë për një armëpushim në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, dëshmia e zotit Blinken vjen ndërsa një pjesë e ligjvënësve të Partisë Demokrate po kritikojnë administratën e Presidentit Biden në lidhje me përkrahjen për Izraelin.


Njoftimi i Kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale se ka kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin e Hamasit, Yahya Sinwar nën akuzat për krime lufte, nxiti kritika dypartiake në Kongres, të martën.

“Ky është një hap në drejtimin e gabuar që do ta vështirësonte arritjen e armëpushimit. Gjithmonë ka pasur një mirëkuptim që Gjykata Ndërkombëtare Penale merret me vendet që nuk kanë një gjyqësor të pavarur. Izraeli ka një gjyqësor të pavarur”, tha Ben Cardin, Kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Sekretari Antony Blinken tha se kërkesa për urdhër arrestet ndërlikon negociatat për një armëpushim në konfliktin që filloi më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje.

“Trajtimi i ngjashëm, që nënkuptohet nga njoftimi për urdhër arreste, mes Hamasit dhe udhëheqjes së Izraelit, e ndërlikon arritjen e një armëpushimi. Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje për këtë. Megjithatë ky vendim, në shumë nivele, është krejtësisht i gabuar”, tha Sekretari Blinken.

Ligjvënësit e tjerë e minimizuan rëndësinë e kërkesës.

“Rekomandim i një prokurori po merr më shumë vëmendje se sa duhet”, tha senatori demokrat Tim Kaine.

Dëshmia e zotit Blinken u ndërpre nga protestuesit, që sërish nxori në pah mosmarrëveshjet e brendshme për mbështetjen amerikane për Izraelin.

Më shumë se 35,000 palestinezë, civilë dhe luftëtarë, kanë vdekur në konflikt, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që drejtohet nga Hamasi. Një raport i fundit i Departamentit të Shtetit thotë se Izraeli ka të ngjarë të ketë shkelur standardet ndërkombëtare për parandalimin e dëmtimit të civilëve. Uashingtoni, megjithatë nuk e ka ndërprerë ndihmën për Izraelin.

“Ne jemi duke hetuar një sërë rastesh, disa prej të cilave janë përmendur në raport. Vetë Izraeli po heton qindra incidente të tjera. Megjithatë është shumë e vështirë të sigurojmë rezultate përfundimtare në mes të luftës, pa patur qasje në terren”, thotë z. Blinken.

Disa demokratë e paralajmëruan zotin Blinken se bota po shikon me vëmendje.

“Ajo që është e dukshme për këdo, nga 7 tetori deri më sot, qeveria e Netanyahut ka dështuar të zbatojë normat ndërkombëtare që kërkojnë lehtësimin dhe mos kufizimin ose refuzimin arbitrar të dhënies së ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë. Zoti Sekretar, kjo dëmton besueshmërinë tonë në mbarë botën”, tha senatori demokrat Chris Van Hollen.

Ndërkaq, zyrtari kryesor republikan në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch, tha se Shtetet e Bashkuara nuk po bënin sa duhet për të mbështetur Izraelin.

“Administrata po imponon gjëra që po i kushtojnë Izraelit. Lejoni Izraelin të largojë Hamasin nga Gaza. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”, tha zoti Risch.

Kombet e Bashkuara njoftuan të martën se nuk ishin më në gjendje të kryenin operacionet e shpërndarjes së ndihma në Rafah. Sekretari Blinken u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Izraelin se një ndërhyrje në shkallë të gjerë në Rafah mund të shkaktojë dëme të mëdha te civilët.



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Studentët po tkurren me shpejtësi, 2022-2023, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

Studentët po tkurren me shpejtësi, 2022-2023, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea

Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea

Pentagoni: Rusia lëshoi ​​një armë hapësinore në rrugën e satelitit amerikan

Pentagoni: Rusia lëshoi ​​një armë hapësinore në rrugën e satelitit amerikan
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}