Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesi i papërfunduar i Merkel në Gjermani

2017/09/24 at 5:17 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Angela Merkel kërkon mandatin e katërt, a do ta votojnë gjermanët?

Pse Angela Merkel e meriton t’i fitojë zgjedhjet e Gjermanisë. Dhe pse ajo duhet të bëhet më e guximshme në mandatin e saj të katërt thuajse të pashmangshëm, shkruan The Economist


Për shumë prej mbështetësve të saj, Angela Merkel, është heroina e cila mund të përballet me Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe që në mënyrë shumë bujare ua ka hapur dyert e vendit të saj mijëra emigrantëve nga vende të ndryshme, shkruan The Economist.

Ndërsa për disa të tjerë, ajo është personifikimi i së keqes, mendimet e kalbura të së cilës mbi çështjen e emigracionit, po “shkatërrojnë Gjermaninë” dhe politikat e kursimit të së cilës po shkatërrojnë jugun e Europës, pohime këto të cilat i bëri disa kohë më parë edhe z. Trump.
Mbështetësit janë ata që i afrohen më shumë së vërtetës. Nën drejtimin e saj, Gjermania ka përparuar shumë, ndërsa bota ka pasur stabilitetin e shumëkërkuar.

Por gjatë tre mandateve të kaluara, znj. Merkel nuk ka bërë mjaftueshëm për të përgatitur Gjermaninë për të ardhmen. Nëse vitet e kaluara, në krye të shtetit gjerman vlerësohen si kaluese, atëherë ajo duhet ta përdorë me patjetër mandatin e katërt për të bërë ndryshimin e duhur.

Të ruash stabilitetin në një botë të trazuar

Nuk ka aspak dyshim se Angela Merkel dhe Bashkimi i saj Kristian Demokratik po ecin me hapa të sigurt drejt fitores, më 24 shtator, ditës kur i gjithë populli gjerman do të japë vendimin e tij. Një siguri e tillë perceptohet edhe si pasojë e mungesës së entuziazmit dhe energjisë së kundërshtarit të saj, Martin Schulz, të Partisë Social Demokratike.

Politika e brendshme e partisë së tij është e paqëndrueshme, ndërsa politika e jashtme besohet me shumë vështirësi.
Debati i tyre gjatë javës së kaluar u cilësua si negociata për një “koalicion të madh” sesa një përplasje e fortë idesh.
Por fitorja e saj e afërt reflekton edhe se si Gjermania ka përparuar që nga viti 2005, kur znj. Merkel erdhi në pushtet.

Papunësia ka rënë nga 11.2% në 3.8%, pagat janë rritur dhe besimi i konsumatorit është në një nivel të lartë. Kancelarja ka mbështetur edhe reformat e tregut të punës të paraqitur nga Gerhard Schröder, paraardhësi i saj, edhe pse ajo nuk i ka zgjeruar ato më tej.
Ajo ka siguruar udhëheqje politike të qëndrueshme dhe mbi të gjitha kundrejt indoktrinimit të asnjë ideologjie të caktuar. Shoqëria gjermane është bërë më e hapur dhe mbi të gjitha duket më e qetë gjatë viteve të Merkel në krye të shtetit gjerman. Ajo miratoi edhe ligjin për martesat e homoseksualëve, edhe pse personalisht ishte kundër një vendimi të tillë.

Në përpjekjen e saj për të përballuar krizën e euros dhe fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, znj. Merkel e ka vërtetuar dhe e ka provuar se është e domosdoshme për të gjithë Europën.
Përtej kësaj, ajo i bindi gjermanët se vendi i tyre duhej të merrte përsipër më shumë përgjegjësi. Në të gjitha samitet e organizuara, ajo duket e qetë dhe e mirinformuar, duke ndihmuar në ndërmjetësimin e sanksioneve europiane kundër Rusisë gjatë pushtimit të saj ndaj Ukrainës dhe Marrëveshjes së Klimës në Paris.
Gjermania po merr përsipër një barrë ndërkombëtare, duke dërguar trupa ushtarake në Afganistan, Mali dhe Lituani, një lëvizje e pamendueshme një dekadë më parë.

Angazhimi i saj ndaj objektivit të NATO-s për të pasur shpenzimet e mbrojtjes me 2% të PBB-së flet për një vend që ka shënuar rritje në botë.
Megjithatë, znj. Merkel shpeshherë nuk ka qenë shumë e ashpër gjatë qeverisjes së saj, sidomos në politikën e brendshme. Reformat e z. Schröder i bënë punëtorët gjermanë të jenë më konkurrues. Euro, lëndët e para dhe huamarrja kanë qenë të gjitha të lira për shumicën e qeverisjes së saj. Ekonomitë e vendeve në zhvillim, të tilla si Kina nuk mund t’i bëjnë gjërat, në të njëjtën mënyrë që i bën Gjermania (si makina luksoze), prandaj ata i importojnë ato. Gjermania ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë, megjithatë pjesa më e madhe e gjeneratës së njohur si “baby boomer” është ende në gjendje pune. Vendi ka jetuar në një epokë të artë. Problemi është se asnjë nga faktorët që kanë sjellë këto avantazhe nuk do të jetë i përhershëm.

Merkeli e kishte mundësinë për ta përgatitur vendin për të ardhmen, dhe ajo e harxhoi një mundësi të tillë. Një ndër mangësitë më të mëdha të kësaj qeverie është mungesa në fushën e investimeve. Vlera neto e infrastrukturës gjermane ka rënë që nga viti 2012.
Industritë e reja si blerjet në internet dhe makinat elektrike janë ende të pazhvilluara. Industria e fuqishme gjermane e automjeteve pësoi goditjen më të fortë në momentin kur dolën në treg makinat elektrike, të cilat po shkaktojnë “vdekjen e motorëve me naftë”. Gjithashtu, si pasojë e testimeve të ndryshme mbi emetimet jo të sakta që këto makina kanë në mjedis, kjo industri po fundoset gjithnjë e më shumë.

Pak është bërë në lidhje me përgatitjen e Gjermanisë për përplasjen e saj demografike. Qeveria e larguar e znj. Merkel, jo vetëm që nuk e rriti moshën e pensionit, por ajo e uli atë deri në moshën 63 vjeç dhe caktoi edhe një “pension për nënat”, të cilat ishin kujdesur për fëmijët e tyre para vitit 1992. Në të njëjtën kohë, ajo bëri pak për ata gjermanë të lënë mënjanë, për ata që pothuajse nuk kishin fare mundësi. Si pabarazia, ashtu edhe organizatat jofitimprurëse, kanë lindur gjatë qeverisjes së saj.
Znj. Merkel ka një zakon të keq, sepse në rastin kur ajo ndërmerr një vendim të rëndësishëm, ajo nuk i merr pothuajse fare në konsideratë pasojat e atij vendimi.

Kalimi në energjinë e rinovueshme, përveçse duket të jetë shumë i ngadaltë, ka dhe kosto shumë më të lartë se përdorimi i thëngjillit dhe emetimet e karbonit të cilat po shënojnë rritje. Vendimi i saj i papritur për të mbyllur impiantet bërthamore të vendit, pas një sulmi në Japoni, ndikoi vetëm duke e bërë këtë kalim më të vështirë.

Duke ndihmuar në mbajtjen e Eurozonës së bashkuar përmes një sërë krizash, znj. Merkel (së bashku me Ëolfgang Schäuble, ministrin e saj të Financave) mbështesin rrugën e reformave që do të lehtësonin krizën e ardhshme. Detyra e integrimit të legjioneve të refugjatëve i është lënë kryesisht prioritet qeverive dhe qytetarëve të shteteve të varfra.
Kancelarja mezi flet për çështjen e emigrantëve këto ditë, duke u munduar t’i ulë numrat e emigrantëve në maksimum, duke përdorur një marrëveshje të zymtë të riatdhesimit me Turqinë.

Në fushatën zgjedhore, znj. Merkel ka thënë shumë pak në lidhje me përballjen me bashkatdhetarëve të saj për nevojën për të reformuar qeverisjen e euros, për të rritur investimet dhe për të përgatitur ekonominë për një revolucion në sektorin e punës. Në vend të kësaj, manifestimi i saj është i paqartë dhe daljet publike kanë nuk kanë qenë aspak serioze.

 

Veprimi i nevojshëm gjatë mandatit IV

E megjithatë, znj. Merkel mund të arrijë shumë në të ardhmen dhe ndoshta në mandatin e saj të fundit. Ajo mund të përdorë suficitin buxhetor të Gjermanisë, prej 26 miliardë eurosh (31 miliardë dollarësh) për të investuar më shumë në kapitalin njerëzor dhe atë fizik. Ajo mund t’i referohet Emmanuel Macron-it të Francës për ide të reja, në lidhje me forcimin e institucioneve që qeverisin euron dhe për një ndryshim sa më emergjent për sa i përket teknologjisë së nivelit të lartë.

Suksesi do të varet pjesërisht edhe nga zgjedhja e duhur e znj. Merkel në lidhje me partnerët e saj në qeveri. Një vazhdim i koalicionit të madh me Partinë Social Demokrate konsiderohet si një lëvizje e gabuar, e cila do të ndikojë në vazhdimësinë e fazave të tjera të përgjumura.
Në vend të kësaj, ajo duhet të bashkohet me partinë e tregut të lirë, Partinë Demokratike të Lirë dhe Partinë e Gjelbër, të cilët kanë ndikim më të madh në Europë dhe më të ashpër ndaj Rusisë. Një koalicion i tillë, do të ishte ai i duhuri për ta tronditur të gjithë vendin.
Si udhëheqësja e saj, znj. Merkel mund të shndërrohej në kancelaren që do të çudiste këdo./Monitor



Ju sugjerojmë

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

4 Korrik, 2025 3:24 pm
Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin
Kronikë

Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin

4 Korrik, 2025 3:11 pm
Para
Jeni të mërzitur? Këta janë 4 filmat të cilët nuk duhet të shihni kurrë

Jeni të mërzitur? Këta janë 4 filmat të cilët nuk duhet të shihni kurrë

Terminatori viziton Barcelonën

Terminatori viziton Barcelonën

Si nisi historia e Marinës dhe Getoarit? Ajo bënte të vështirën, ai bënte të vështirin dhe në fund…

Si nisi historia e Marinës dhe Getoarit? Ajo bënte të vështirën, ai bënte të vështirin dhe në fund…
















TE FUNDIT

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
4 Korrik, 2025

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të pushojnë brenda vendit. Qoftë në bregdet, qoftë në Alpe, trendi i njohur...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
4 Korrik, 2025

54 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në...

Lexo më shumë

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
4 Korrik, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka,...

Lexo më shumë

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
4 Korrik, 2025

Një pjesë e Tiranës po vuan mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë korriku, kur temperaturat kanë arritur kulmin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com