Aktualitet

Bislim Ahmetaj dorëhiqet nga drejtimi i grupimit Dhjetori ‘90:Ftoj anëtarët të kandidojnë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 13/01/23 |
Opi Nion

Bislim Ahmetaj, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupimit Dhjetori ’90.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka qenë vetë Bislim Ahmetaj që ka dhënë lajmin për dorëheqjen e tij.

Ai u shpreh se vendimi është marrë për t’i hapur rrugën një gare të re ndërsa ftoji të gjithë anëtarët brenda dhe jashtë Shqiprisë të kandidojnë për kreun e grupimit Dhjetori ’90.

“Ka shpresë është rritur besimi tek opozita. PD sot është më e vendosur më e qartë dhe demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të fundit të sektit të Rilindjes. Unë e kam drejtuar me dinjitet këtë bashkësi idealistësh. Në kohë plumbash dhe në kohë paqe. Kurrë nuk kemi bërë kompromis me të keqen. Deri sot ja kemi dalë ti mbajmë të pastra kristal idealet e lëvizjes studentore. Kurrë nuk jemi dorëzuar dhe aq më pak ndalur. Unë kam vendosur që të dorëhiqem dhe mos të kandidojë më si kryetar i Grupimit ’90. Vendimi është marrë për t’i hapur rrugën një gare dhe sfide të re. I ftoj të gjithë anëtarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të kandidojnë për kreun e Grupimit ’90.’- tha Ahmetaj./Opinion.al

 

Pas