Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biseda e Shukri Xhelilit me gruan: E di që të kam vënë në siklet!

2016/05/16 at 5:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biseda e Shukri Xhelilit me gruan: E di që të kam vënë në siklet!

Kur mbërriti të enjten e kaluar në zyrë në orën 07:45 Shukri Xhelili nuk e dinte se ajo ishte dita e tij e fundit në detyrë në pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Dibrës.

Dita e enjte ka qenë me një ngarkesë normale për Xhelilin, me pritje dhe takime, biseda me vartësit dhe firmosje dokumentesh, shkruan panorama.al.

Ai është larguar nga zyra rreth orës 12 për disa takime pune dhe më pas nuk është kthyer më.

Deri në orën 21:00 gjithçka ka qenë rutinë për kryetarin e Bashkisë.

Pikërisht në këtë orë në telefonin celular të Xhelilit ka mbërritur një telefonatë nga një miku i tij i cili i ka thënë “kryetar hape televizorin te Ora News, ka një intervistë për ty”.

Mësohet se Shukri Xhelili dhe bashkëshortja e tij kanë qenë bashkë në shtëpi kur ka nisur të transmetohet videoskandali ku kryebashkiaku deri atë natë në detyrë çonte në hotel një 20 vjeçare pasi i kishte firmosur kontratën e punës.

Siç tregon edhe sot Tefta Xhelili në intervistën ekskluzive për Gazetën Panorama, pas videos ajo jo vetëm që nuk e ka dënuar burrin e saj, por i ka dalë në krahë.

“Natën e publikimit të videos këtë ua thashë edhe autoriteteve të Policisë e Prokurorisë. Madje, Shukes iu drejtova me fjalët: “Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje”. Divorcin me Shuken as e kam menduar dhe jo më të bëhet pjesë e jetës sime”, tregon Tefta.

Po reagimi i Shukriut natën e videoskandalit cili ka qenë?

Bashkëshortja e tij thotë se burri i saj i ka kërkuar ndjesë në një farë mënyrë.

“Ai më ka thënë disa herë “e di që të kam vënë në siklet”. Siç e thashë, do të jem në krah të tij. Unë prej ditës së parë kam menduar të prononcohem në media, por më pas jam dakordësuar me bashkëshortin që kjo të bëhej në një moment tjetër”.

Pak pas transmetimit të videos ata kanë dalë të dy bashkë nga shtëpia dhe janë nisur për të dhënë sqarime në polici dhe prokurori.

E nesërmja, ditë e premte, nuk ishte e zakonshme për familjen Xhelili. As burri dhe as gruaja nuk kanë shkuar në punë, por kanë pritur njerëzit që i kanë ardhur për vizitë.

Pak orë më vonë kryebashkiaku ka marrë edhe lajmin e shkarkimit nga detyra me firmë të kryeministrit Rama.

Ju sugjerojmë

Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
Aktualitet

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

14 Qershor, 2025 10:07 am
Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
Rajoni

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 Qershor, 2025 9:56 am
Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës
Bota

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

14 Qershor, 2025 9:44 am
Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
Aktualitet

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

14 Qershor, 2025 9:29 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 Qershor, 2025 9:12 am
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Malltezi: Pse nuk i heqin fare nga Kushtetuta nenet për Referendumet?

Malltezi: Pse nuk i heqin fare nga Kushtetuta nenet për Referendumet?

Zbardhet takimi i Berishës me Lu dhe administratorin e USAID

Zbardhet takimi i Berishës me Lu dhe administratorin e USAID

Noka: Qeverisemi nga organizata kriminale. Tahiri ushtar i bandave, Rama kordinatori.

Noka e pranon: Edhe ne e kemi përdorur pajisje përgjimi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
14 Qershor, 2025

Prej dy ditësh, tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar. Lidhur me situatën atje, ka ardhur një reagim nga Ministria...

Lexo më shumë

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
14 Qershor, 2025

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin...

Lexo më shumë

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës
14 Qershor, 2025

Sipas parashikimeve të reja ekonomike të instituteve kërkimore, ekonomia gjermane pritet të dalë në vitin 2026 nga kriza që po...

Lexo më shumë

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
14 Qershor, 2025

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com