Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend nga pandemia COVID-19 kanë ndërruar jetë 9 persona.
Aktualisht numri i përgjithshëm i të vdekurëve nga ky virus në Kosovë shkon në 390.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 persona prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të testuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924./ Opinion.al