Te Fundit

Qeveria ta japi dhe radhën në Kakavijë me koncesion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 15/08/20 |
Al Do

Nga Andi Bejtja –

Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10-vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë. Deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë.

Nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as Kryqi i Kuq, as kryqi i bardhë….
Zero dhe Shoqëria civile: të paktën të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore…
Opozita mjaftohet vetëm duke sharë kryeministrin në Fb, në vend që t’i tundë dhëmbët dhe t’i bëjë ultimatume e t’i vërë afate për menaxhimin e situatës, si qeverisë edhe pushtetit lokal…

Shkurt dhe shqip, edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga më të këqinjtë në Europë dhe Rajon, për ekonominë, shëndetësinë, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, transparencën…etj, etj, të ketë sukses në luftën kundra kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme…dhe në kriza të tilla humanitare… Por çfarë është me e keqja, sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe “sikur “…

Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, mobilizon ushtrinë, ngre dhjetë çadra, çon ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë, etj, etj ….

Po jo, asgjë nga këto!

E pra nëse nuk bën asgjë nga këto, të bëjë atë që di më mirë: t’i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës, një privati…

Pas