Rajoni

Bien rastet në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 19 viktima nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 17/05/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie të rasteve të reja infektuar me COVID-19.  Bëhet me dije se janë regjistruar 27 të infektuar nga 1 mijë e 314 testë të kryera.

19 prej rasteve ishin në Shkup, teksa shumica e qyteteve maqedonase rezultojnë të pastra.

Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit ka pasur 19 viktima nga COVID-19, ku 7 ishin vetëm në Shkup dhe 3 në Tetovë.

Edhe Maqedonia e Veriut si shumica e vendeve të rajonit po ndërmerr masa për të lehtësuar kufizimet./Opinion.al

Pas