Një fëmijë polak 10 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Shkëmbin e Kavajës në Durrës.
Fëmija është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.