Kronikë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE-së


               Publikuar në : 20:58 - 14/07/19 |
el ida

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën 56 vjeçari P.H.

Bëhet me dije se punonjësi i OSSHE-së ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte privatisht në një banesë.

Policia ka njoftuar se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

 

Pas