Bota

Dita e Bastijës këtë vit ndryshe, me ushtarë fluturues, flakë dhe protesta


               Publikuar në : 22:03 - 14/07/19 |
el ida

Dita e Bastijës, një prej festave më të rëndësishme të Francës, që përkujton mësymjen e kësaj fortese 14 korrikun e vitit 1789, rënien e Monarkisë dhe fitoren e Revolucionit, u shënua me protesta të dhunshme që i vunë flakën rrugëve të Parisit.

Edhe pse ditë feste “Jelek verdhët” nuk munguan, duke protestuar në Champs-Elysees. Policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi 175 prej tyre, ndërsa pas paradës ushtarake pati përleshje dhe flakë në disa zona të qytetit.

Vit pas viti, parada ushtarake ёshtё pjesa kulmore e festёs. Edhe këtë radhe ajo ishte mjaft pompoze, me rreth 4000 antarё tё forcave tё armatosura franceze të angazhuar për këtë qëllim. Në të u prezantua dhe një risi teknologjike pasi këtë vit në paradë mori pjesë edhe “ushtari fluturues”, një pjesëtar i forcave të armatosura franceze i cili u ngrit në ajër me një “hoverboard” para syve të Presidentit Emmanuel Macron, por edhe liderëve të tjerë europianë të ftuar, si Angela Merkel dhe Jean Claude Juncker./Opinion.al

 

 

Pas