Bota

Bie besimi i rusëve tek Putin


               Publikuar në : 08:55 - 18/06/19 |
geliano fataj

Besimi i rusëve për presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë. Ky është rezultati i një sondazh të financuar nga shteti rus.

Sondazhi, i realizuar nga kompania e njohur si VTsIOM, tregon se 71.7% e rusëve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Putin është i besueshëm ose jo.

Anketa u realizua nga data 3 deri më 9 qershor.

Një anketë e ngjashme, e kryer një javë para kësaj periudhe, tregoi se 72.4% e rusëve mendojnë se Putin është i besueshëm.

Në të dyja rastet u anketuan 1,600 rusë në 80 rajone, përmes telefonit. Rënia e popullaritetit të Putinit është një trend afatgjatë, edhe pse Putin, me shumicë dërrmuese, i ka fituar zgjedhjet për mandatin e katërt si president, vitin e kaluar./ Opinion.al

Pas