Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden, Trump dhe politika e jashtme amerikane

2020/07/03 at 7:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden, Trump dhe politika e jashtme amerikane

Joe Biden, kandidati i supozuar i Partisë Demokratike, ka kritikuar Presidentin Donald Trump për mënyrën se si ka trajtuar akuzat se rusët kanë ofruar para për komplote për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Ky është një reflektim i kritikës për një kohë të gjatë të ish nënpresidentit Biden ndaj Presidentit Trump për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikën e tij të jashtme. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Brian Padden, demokrati Biden dhe Presidenti republikan Trump në të vërtetë nuk kanë aq shumë dallime në lidhje me çështjet kryesore të politikës së jashtme.


Joe Biden kritikoi ashpër Presidentin Trump të martën për atë që Biden e sheh si një përgjigje pasive të Presidentit ndaj raporteve të inteligjencës se rusët kanë paguar luftëtarët talibanë për të vrarë ushtarë amerikanë.

Presidenti Trump pretendon se ai nuk u informua për këtë, dhe se njoftimet nuk ishin të besueshme.

“Ideja se në njëfarë mënyre ai nuk e dinte ose nuk po informohej, është një shmangie e përgjegjësisë. Nëse ai është informuar dhe asgjë nuk ishte bërë për këtë, kjo është një shmangie e përgjegjësisë”.

Biden, i cili ishte nënpresident në administratën e presidentit Barack Obama, ka qenë një kritik i ashpër i asaj që ai e quan një politikë të jashtme “të rrezikshme” të zotit Trump.

Në janar, ai tha se Presidenti Trump i vuri Shtetet e Bashkuara në prag të luftës, pasi një sulm ajror amerikan vrau një gjeneral të lartë iranian në shenjë hakmarrjeje për sulmet vdekjeprurëse të mbështetura nga Irani ndaj amerikanëve në Irak.

“Mungesa e konsultimeve me aleatët tanë ose Kongresin dhe shpërfillja e pasojave që me siguri do të pasonin ishte, sipas mendimit tim, një qasje e rrezikshme dhe jo kompetente.”

Megjithatë, tensionet u lehtësuan pas sulmit hakmarrës jo-vdekjeprurës të Iranit me raketa kundër një baze ushtarake amerikane në Irak.

Për dallim nga Presidenti Trump, i cili mbështetet në veprimet e njëanshme në përballjen me kërcënimet ndaj sigurisë së Shteteve të Bashkuara, zoti Biden premton të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e Amerikës dhe t’i japë përparësi negociatave ndaj konfrontimit.

Ish nënpresidenti Biden është më afër qëndrimeve të Presidentit Trump për t’i dhënë fund përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan dhe Siri, vazhdimin e negociatave me Korenë e Veriut për t’i dhënë fund programit bërthamore të Phenianit, dhe përballjen me Kinën në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Hong Kong.

Por kritikët e kanë vënë në dyshim efektshmërinë që Biden mund të ketë në udhëheqjen e një reagimi ndërkombëtar, me krahun e majtë të partisë demokrate që është kundër ndërhyrjeve ushtarake. Kjo vështirësohet më tej nga sfidat e brendshme me të cilat Biden do të duhej të përballej si pandemia koronavirusit, rritja e nivelit të papunësisë dhe protestat kundër padrejtësive raciale.

“Ai ka një axhendë të madhe dhe shumë të gjerë për të cilën ai tashmë është angazhuar. Kështu që unë nuk besoj se ai mund sjellë një rigjallërim të udhëheqjes tradicionale dhe më të vendosur amerikane, dhe ndërhyrjeve kritike në kriza”, tha Giselle Donnelly, analiste e çështjeve të sigurisë në Institutin American Enterprise.

Biden ka të ngjarë të rikthejë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore me Iranin, të negociuar nga administrata e ish presidentit Obamës, nga e cila Presdienti Trump u tërhoq duke argumentuar se marrëveshja nuk e kufizonte prodhimin e raketave balistike dhe mbështetjen e Iranit për grupet e armatosura.

Ish nënpresidenit Biden dëshiron të përfshijë përsëri Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën, të nënshkruar nga gati 200 vende, e cila ka për qëllim pakësimin e çlirimit të gazit serrë nga makinat dhe fabrikat për t’iu kundërvënë ngrohjes globale.

Por Biden tha se ai nuk do të rikthente Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen Transpaqësore të tregtisë së lirë të epokës së ish Presidentit Obama, që Trump e hodhi poshtë, derisa të krijohen masa më të forta për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët. /VOA



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Pushuesi kosovar ndërron jetë në Velipojë

Mbytet një pushues në Shkëmbin e Kavajës

Maqedonia e Veriut tronditet sërish nga përgjimet, përfshihet edhe Zaev

Maqedonia e Veriut tronditet sërish nga përgjimet, përfshihet edhe Zaev

Djali i Moikom Zeqos: Sëmundjen e babait e mora vesh ditën e dasmës

Djali i Moikom Zeqos: Sëmundjen e babait e mora vesh ditën e dasmës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}