Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden: Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin e Ukrainës

2024/11/18 at 6:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden mesazh Begajt:SHBA e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në fushën kibernetike

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20) që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Megjithatë, ai nuk e ka përmendur direkt vendimin e përfolur për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër për përdorim të raketave me rreze të gjatë.

“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave që janë duke gërryer përparimin drejt përmirësimit të sigurisë në botë”, ka thënë Biden.

Ai ka thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Secili në këtë tavolinë, sipas bindjes sime, duhet të veprojë njëjtë”, ka thënë Biden.

Më herët gjatë ditës, Kremlini e ka akuzuar Bidenin se po synon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me heqjen e kufizimeve në armët me rreze të gjatë.

Këto deklarata janë bërë pas raportimeve të disa mediave se Biden ka dhënë leje që ukrainasit t’i përdorin armët amerikane më thellë në sulmet kundër Rusisë.

Vetë Shtëpia e Bardhë nuk i ka komentuar këto raportime.

Këto zhvillime vijnë pas disa muajve të lobimit të zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet e Perëndimit t’i japin Kievit dritën e gjelbër për të përdoruar armët për të qëlluar shënjestrat më larg.

Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende të NATO-s, kanë vendosur deri më tani kufizimin se deri në çfarë distance mund të përdoren armët.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar në shtator se Rusia mund të përgjigjet me armë bërthamore nëse ndaj saj nisen raketa konvencionale, dhe që Moska e konsideron çdo sulm ndaj saj, të mbështetur nga një fuqi bërthamore, si sulm të përbashkët.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ju sugjerojmë

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin
Aktualitet

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

3 Korrik, 2025 4:30 pm
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Rajoni

Temperaturat e larta/Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

3 Korrik, 2025 4:23 pm
Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat
Bota

Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat

3 Korrik, 2025 4:05 pm
“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

3 Korrik, 2025 3:42 pm
Para
Po mblidhte ullinj në Korfuz, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Greqi

Po mblidhte ullinj në Korfuz, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Greqi

Ndërroi jetë pas goditjes me thikë, 14-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Dinamos

Ndërroi jetë pas goditjes me thikë, 14-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Dinamos

Aksident në Divjakë, makina përplas për vdekje një këmbësor

Aksident në Divjakë, makina përplas për vdekje një këmbësor

TE FUNDIT

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
3 Korrik, 2025

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri...

Lexo më shumë

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
3 Korrik, 2025

Edhe sot flakët e zjarrit në landfillin e mbetjeve në Elbasan vijojnë të jenë aktive. Pas tre ditësh përpjekje tokësore...

Lexo më shumë

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
3 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dërguar një letër nga burgu Arben Ahmetajt. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
3 Korrik, 2025

Me fjalime për “ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë” dhe me flamuj nacionalistë, narrativët e krahut të djathtë kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com