Bota

Biden merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 27/09/21 |
Opi Nion

Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer përpara mediave, në Shtëpinë e Bardhë.

“E di që nuk dukem, por i kam kaluar me kohë 65 vjeç. Për këtë arsye, po marr dozën e tretë”, tha Biden përpara se të vaksinohej.

Presidenti amerikan kritikoi 23% të amerikanëve që nuk duan të vaksinohen.

“Ajo pakica po na shkakton shumë dëme. Kjo është pandemia e të pavaksinuarve”, theksoi Biden.

FDA-ja autorizoi dozën e tretë për të gjithë ata amerikanë që ishin vaksinuar më parë me dy doza Pfizer dhe që janë mbi 65 vjeç dhe për ata që kanë rrezik të lartë infektimi./ Opinion.al

Pas