Bota

Biden: Mbi 11 milionë emigrantë do të marrin nënshtetësinë amerikane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 23/10/20 |
Opi Nion

Joe Biden, rivali demokrat i Donald Trump, ka deklaruar se nëse do i fitojë zgjedhjet, do të ndryshojë politikën e emigracionit.

I pyetur se pse votuesit duhet t’i besojnë atij lidhur me këtë çështje, Biden u përgjigj: “Sepse kemi bërë një gabim. U desh shumë kohë për të bërë atë që ishte e drejtë”.

Biden tha se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të dërgojë në Kongresin e SHBA një reformë për marrjen e nënshtetësisë për 11 milion emigrantë.

“Është fakt, unë e kam bërë shumë të qartë se brenda 100 ditësh do të dërgoj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara një reformë për marrjen e nënshtetësisë për mbi 11 milion njerëz pa dokumente. Dhe të gjithë ata që quhen ëndërrimtarë, do të pajisen menjëherë me nënshtetësinë amerikane në mënyrë që të qëndrojnë në këtë vend”,– tha Biden./ Opinion.al

Pas