Aktualitet

Gent Ibrahimi: Të shkarkuarit nga “Vettingu”, një bilanc lufte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 23/10/20 |
Opi Nion

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Brahimi në një ceremoni të zhvilluar për betimin e magjistratëve të rinj, ka thënë se bilanci i të larguarve nga “vettingu” i ngjason një bilanci lufte.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës,  si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS./ Opinion.al

Pas