Bota

Biden: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk është kërcënim për asnjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 19/05/22 |
Opi Nion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistö, shprehu edhe një herë mbështetjen për anëtarësimin e dy vendeve në NATO.

Ai siguron të dy vendet që aplikimet e tyre në NATO kanë mbështetjen e plotë të SHBA.

Ai thotë se raportet kanë shkuar në Kongresin e Mbretërisë së Bashkuar sot në mënyrë që dhoma e lartë e politikanëve, Senati, të mund të lëvizë drejt miratimit të tyre.

Ai thekson natyrën mbrojtëse të NATO-s: “Anëtarët e rinj që anëtarësohen në NATO nuk janë asnjë kërcënim për asnjë komb, nuk ka qenë kurrë,” thotë ai.

“Nato do të forcohet për të gjitha kohërat” nga bashkimi i Suedisë dhe Finlandës, tha ai./Opinion.al

Pas