Aktualitet

“Beteja me Metën”, Hoxha: Tahiri u godit pasi i dha fitoren PS



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 07/02/22 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha ka folur për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg.

Sipas gazetarit, Tahiri u godit pasi ndihmoi Edi Ramën të merrte mandatin e dytë qeverisës, ndërsa ka përmendur betejën e tij kundër Ilir Metës dhe ministrave të tjerë të qeverisë.

Hoxha thotë se Tahiri ka patur “beteja” me Ilir Metënd dhe një pjesë të ministrave që i ankoheshin Ramës.

“Ky vendim, deri tani është dënimi më i rëndë të një pushtetari. Lefter Koka është ende në hetim ky është vendim i formës së prerë.  Duke njohur dosjen, sulmet ndaj Tahirit, unë e kam parë dosjen, ajo është ku thërret qameti. Dosja është e njëjta. E njëjta akuzë nuk ka asgjë të re. Ajo që kërkojmë ne, ne kërkonim një dënim që të ndëshkonte atë që ndodhi, ndërkohë kemi dënim që përjashton atë që ndodhi por kemi një dënim për një trofe të reformës në drejtësi, sepse është zyrtari i parë i dënuar nga organet e reja të drejtësisë. Tahiri është ministri më jetëgjatë i brendshëm i post komunizmit. Ai ishte njeriu më i pushtetshëm pas Ramës. Bëri betejë me Metën me një pjesë të ministrave të tjerë të cilat i ankoheshin kryeministrit. Edhe kur dha dorëheqjen ai drejtoi fushatën në Tiranë dhe fitoi për herë të parë PS 18 deputetë. Ai  e ndihmoi Ramën të marrë mandatin e dytë dhe sapo mori mandatin e 2 ai u godit. Tahiri bëri të mundur që qeveria të qëndronte në këmbë, qeveria nuk ra dhe kryeministri është edhe sot. Tahiri në atë kohë u akuzua për historinë e përgjimeve. Duke pasur parasysh informacionet që ka kaluar Tahiri… Tahiri ishte ministri më i lidhur me partinë me bazën se të gjithë ministrat e tjerë. Pasi e çmontuan e dënuan,  i hoqën mbrojtjen,”-tha Hoxha në “ABC”.

Pas