Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besa Tafilaj Pinchotti e Teksasit nënë e tre fëmijëve me emra shqip

2022/07/06 at 8:29 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Besa Tafilaj Pinchotti e Teksasit nënë e tre fëmijëve me emra shqip

Nga Rexhep Shahu


Shqiptaro amerikania Besa Tafilaj Pinchotti, nënë e tre fëmijëve me emra shqiptarë, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association) u bë më shumë e njohur këtë fillim vere për takimin e saj me Presidentin amerikan Biden.

Ajo grua e re shqiptaro amerikane, me burrë amerikan, tre fëmijëve të saj u ka ngjitë emra shqip dhe gjithë familja e quan gjë normale dhe ndjen krenari. E lexova këtë histori dhe m’u shtua respekti për babain e saj Ramiz Tafilaj, që e njoha si njeri të përkushtuar në misionin e tij fisnik për të botuar libra në gjuhën angleze në Amerikë për Kosovën dhe shqiptarët, që të mundësojë të njihen sa më shumë edhe nga institucionet e duhura shqiptarët, Kosova e historia shqiptare. Ramizin e njoha në një udhëtim për Sarandë e Gjirokastër me shkrimtarin Jusuf Buxhovi, në maj 2022, udhëtim promovues për libra të botuara nga Z. Tafilaj, me entin e tij botues.

Ndersa e cmoja kontributin e z. Tafilaj, më bëri shumë përshtypje historia e vajzës së tij me tre fëmijët e saj me emra shqiptarë. Fatkeqësisht nuk e vemë re sa duhet këtë akt të lartë ose nuk e vemë re pothuaj fare. Kaq shumë na ka përfshirë e po na sundon globalizmi si dikur internacionalizmi sa shumëkujt i vjen turp për rrënjët e tij shqipe.

Po shtohen shqiptaro – gjermanë, shqiptaro – italianë, shqiptaro – anglezë, shqiptaro – grekë, shqiptaro – amerikanë etj., etj., dhe dalëngadalë do të zhduken emrat shqip të fëmijëve që do të linden jashtë hapsirës shqiptare. Por ka edhe përjashtime fatlume si historia në fjalë.

Besa Tafilaj Pinchotti, e lindur në Teksas të Amerikës, nga baba shqiptar Ramizin e nënë amerikane me origjinë hebreje, e martuar me burrë amerikan, ka lindë tre fëmijë dhe të tre fëmijëve u ka vu emra shqioptarë, Lirë, Zanë, Lorik.

Kjo më duket gjë e mrekullueshme, frymëzuese. Një dashuri reale për Kosovën dhe rrënjet shqiptare. Një leksion i madh ardhedashurie e patriotizmi. Për botën amerikane kjo ndoshta nuk është ndonjë problem, po për botën shqiptare, sipas meje, është një mrekulli, një shembull e model krenarie.

Mund ta jetosh gjithë jetën duke mbajtë fjalime e duke shkruar parulla patriotike, duke kënduar këngë nëpër koncerte biznesi patriotik, duke brohoritur në mbledhje e mitingje deri në qiell për patriotizëm e atdhedashuri, por nuk e mbërrin këtë që ka bërë kjo grua amerikanë me origjinë shqiptare, kjo nënë amerikane, bijë e një babai patriot shqiptar Ramiz Tafilaj dhe zonjës së nderuar Diana Tafilaj që don dhe nderon origjinën e rrënjët e burrit të saj dhe vajzës së saj.

Një gjyshe amerikane që kujdeset për nipat e saj me emra shqiptarë. Besa Tafilaj Pinchotti është lindë e rritë në Houston të Teksasit. Ajo ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën e ka kryer në University of North Carolina.

Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane!

Besa, nëna e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut është e martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa shkruaj këto radhë dhe dua për shpirt ta lexojnë këtë shembull gjithë shqiptarët kudo ku janë në planet, më kujtohet qortimi I sertë plot dhimbje i Teuta Haxhijaj që kam lexuar në Facebook, qortim që duhet të bëjë me turp çdo kënd që ndjehet shqiptar:

“Nana emnin Teutë, çikat Aminë, Azra…
Nana emnin Besë, çika Medinë.
Baba emnin Ilir, djemt Rijad, Omer.
Baba emnin Agron, djali Aman…”

Ne sikur kujdesemi me përkushtim e zell me tha rrënjët tona, me zhdukë gjurmët tona, me zhdukë identitetin tonë. Ne jemi rracë që na ka shpëtuar gjuha, kultura, doket e traditat tona. Por nëse i fshijmë dhe bëhemi arabë, ne kemi fshirë rrënjët, origjinën… Për këtë mund të sponnsorizohen njerzit… Është biznes i fortë globalistësh, internacionalistësh. Ata që duan ta zhdukin cdo gjë shqiptare duhet të dinë se Zoti e di gjuhën shqipe por duhet me i folë Zotit shqip. Ata që përçudnohen e përçdnojnë në emër të Zotit nuk kanë lidhje me njeriun, duhen lidhë shkurt në grazhde.

Këto mu kujtuan kur po lexoja për tre fëmijët me emra shqip Lirë, Zanë, Lorik të Besa Tafilaj Pinchotti. Dhe më forcohet bindja e gjithmonëshme se Kosova është e do të jetë falë nënës shqiptare. Në qendër të gjithë qyteteve shqiptare duhet të ngrihet një shtatore e Nënës Shqiptare, një shtatore e njejtë kudo. Që kudo të shihet Nëna shqiptare, rrënja e kësaj toke dhe e këtij kombi.

Shumica e herojve tanë kanë vdekë me krye në jastëk, gjuhën, rracën, kombin na e ka mbrojtë Nëna shqiptare, vajza shqiptare, bija shqiptare…
Faleminderit Besa Tafilaj Pinchotti dhe gjithë familja juaj e madhe.



Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Dhurata Çupi:Do të protestoj për shqiptarët,përçarja e PD nuk na sjell në pushtet

Dhurata Çupi:Do të protestoj për shqiptarët,përçarja e PD nuk na sjell në pushtet

Kryeministri Johnson lufton për të mbajtur pushtetin

Kryeministri Johnson lufton për të mbajtur pushtetin

Kur u shfaqën pyjet e para në Tokë?

Kur u shfaqën pyjet e para në Tokë?
















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}