Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: U rikthye loja nga qeveria, mbi 200 mijë zgjedhës u transferuan pa u pyetur

2023/05/18 at 1:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: U rikthye loja nga qeveria, mbi 200 mijë zgjedhës u transferuan pa u pyetur

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat këtë të enjte ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e madhe elektorale që ka përjetuar vendi ynë.


Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi se në këto zgjedhje u rikthye nga pushteti loja me listat e votimit, ku sipas tij mbi 200 mijë qytetarëve iu ishte transferuar qendra e votimit, pa u pyetur.

Sipas tij, vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë, të zgjedhur me garanci të plota në bazën e kriterit të bindjeve politike.

Nga disa llogaritje të bëra nga vetë ish-kryeministri, rezultojnë në 2023 qytetarët votuan më pak se në 2021 saktësisht 265 mijë zgjedhës, ku mbi 200 mijë iu hoq e drejta e votimit për arsye politike thotë ai.

“Blerja e votës nuk u shfaq për herë të parë në farsën e vitit 2023. Ajo është denoncuar nga shqiptarët, mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, komisionet e vëzhgimit dhe në raste të tjera. Por, në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme sa rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar kurrë më parë. Pra, ky është një tipar i industrisë mafioze shtetërore të blerjes së votës. Por, farsa elektorale e majit 2023, gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar dy stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve. Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat e shëmtinë e tij, loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit nëpërmjet listave të votimit. PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Edi Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Çuçi, të cilët ndryshuan qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve.

PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’u mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë. Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të më së paku mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera. Pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me çdo ligj të vendit. Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë, të zgjedhur me garanci të plota në bazën e kriterit të bindjeve politike. Mediat të cilat bëjnë një zhurmë shumë të dëmshme për shoqërinë, me të cilën përpiqen të sfumojnë megakrimin elektoral të përmasa të papara, se pjesëmarrja e ulët se 2021, vjen për shkakun që opozita s’pati alternativë. Nuk ka gënjeshtër më të rëndë se kjo. Opozita dhe kronikat gjatë fushatës faktonin se opozita ishte dhe kishte alternativë për çdo bashki, sa asnjëherë tjetër.
Në 2013 votuan 1 mln e 313 mijë zgjedhës, në 2021 votuan 1 mln e 570 mijë zgjedhës. Pra në 2023 votuan më pak se në 2021, 265 mijë zgjedhës, mbi 200 mijë iu hoq e drejta e votimit për arsye politike”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: PDqytetaresali berishazgjedhje


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vetëvritet brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Celibashi takim me Glover: KQZ e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim të OSBE

Celibashi takim me Glover: KQZ e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim të OSBE

U fut të ndante sherrin, vritet shqiptari në Suedi.Familja: Na ndihmoni të sjellim trupin

U fut të ndante sherrin, vritet shqiptari në Suedi.Familja: Na ndihmoni të sjellim trupin

Sherr mes të rinjsh në Gramsh, plagoset me thikë dhe ndërron jetë adoleshenti

Vrasja e të riut në Gramsh, flet babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im
















TE FUNDIT

Vetëvritet brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}