Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha-të zgjedhurve vendorë:Bashkëpunoni me qeverinë e denonconi çdo diskriminim të saj

2023/09/16 at 2:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-të zgjedhurve vendorë:Bashkëpunoni me qeverinë e denonconi çdo diskriminim të saj

Këtë të shtunë është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë asamble, kryedemokrati Berisha ka thënë se të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me atë që quan “regjim të Edi Ramës”.

Ai tha se Rama është armik i votës ndërsa e akuzoi kreun e qeverisë se ka krijuar modele të blerjes të votës.

Sali Berisha: Libri i zi i farsës elektorale duhet t’i shërbejë çdo opozitari, çdo qytetari për të njohur të vërtetën mbi procesin themelor të një vendi që janë zgjedhjet. Dhe ajo ju garantoj se nuk është e plotë, se ajo nuk trajton proceset e nëndheshme të një shteti mafioz, por vetëm ato të dokumentuara me dokumente zyrtare, janë fotografuar, janë regjistruar nga qytetarët, aktivistët e opozitës. Është detyra juaj, detyra e të gjithë të zgjedhurve vendorë, atyre që kandiduan, që të angazhohen në një përpjekje të madhe me 600 mijë idealistë opozitarë, të cilët pavarësisht nga pabarazia ekstreme, pavarësisht nga kërcënimet kriminale të një krim-ministri, që zotohej dhe betohej se po votove për kandidatin tjetër, nuk do marrësh një qindarkë, pavarësisht me transformimin e administratës dhe trupës së shërbimit civil në një polici politike elektorale, ata nuk u dorëzuan dhe qëndruan të pamposhtur dhe votuan kundër qeverisë, votuan për opozitën. Është në detyrën tonë, sot që kemi gjithçka të qartë në dritën e diellit, të motivojë këtë armatë idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën. Ky ka krijuar modele të blerjes publike të votës, po e lëmë të fshehtën. Të bazuar në bandat, vrasësit, kriminelët, me të cilët ai grabit në tërësi mandatet që përcakton.

Për bashkitë që qeverisen nga demokratët, Berisha tha se në përputhje me ligjin, kryebashkiakët duhet të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por duhet të denoncojnë çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë që ata drejtojnë.

Sali Berisha: Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave. Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin. Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore. Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin. Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik është e një rëndësie vendimtare. Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj. Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush. Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni.

Ju sugjerojmë

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin
Aktualitet

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

3 Korrik, 2025 4:30 pm
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Rajoni

Temperaturat e larta/Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

3 Korrik, 2025 4:23 pm
Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat
Bota

Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat

3 Korrik, 2025 4:05 pm
“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

3 Korrik, 2025 3:42 pm
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Rajoni

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025 3:23 pm
Para
Ksamil, gjendet i pajetë një 37-vjeçar në dhomën e hotelit, dyshohet se është vetëvarur

Ksamil, gjendet i pajetë një 37-vjeçar në dhomën e hotelit, dyshohet se është vetëvarur

Sekuestrohen mitraloz, automatik, pistoleta e fishekë, 5 të arrestuar në Pogradec

Sekuestrohen mitraloz, automatik, pistoleta e fishekë, 5 të arrestuar në Pogradec

Banorët e pallatit të djegur prej dy ditësh jashtë

Banorët e pallatit të djegur prej dy ditësh jashtë

TE FUNDIT

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
3 Korrik, 2025

Edhe sot flakët e zjarrit në landfillin e mbetjeve në Elbasan vijojnë të jenë aktive. Pas tre ditësh përpjekje tokësore...

Lexo më shumë

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
3 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dërguar një letër nga burgu Arben Ahmetajt. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
3 Korrik, 2025

Me fjalime për “ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë” dhe me flamuj nacionalistë, narrativët e krahut të djathtë kanë...

Lexo më shumë

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
3 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com