Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha takim me shoqërinë civile, bën thirrje për bashkim kundër qeverisë “Rama”

2022/06/22 at 7:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha takim me shoqërinë civile, bën thirrje për bashkim kundër qeverisë “Rama”

Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile.


Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati i ka kërkuar shoqërisë civili që të bashkohet në frontin që do të ngrejë PD për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Më tej, Berisha renditi dhe arsyet përse duhet larguar qeveria e socialistëve, duke thënë mes të tjerave se arsyeja kryesore është emigrimi masiv i shqiptarëve për shkak të varfërisë.

FJALA E BERISHËS:

Ato janë largimi i shtresë s së mesme nga Shqipëria, shkatërrimi i saj. Nuk ka mekanizëm më shkatërrimtar se ky. Ajo është shtresa e stabilitetit social. Nuk ka më shkatërrim se ai i biznesit të vogël. Ai është gjeneratori i ekonomisë. Dhe këtu beteja ka filluar me këta. Janë përzënë me mijëra mjekë. Me hartën e re gjyqësore do të përzihen me dhjetëra avokatë. Ne jemi tashmë një komb që përgatisim specialistë vetëm për emigracion. Në një kohë kur Shqipëria ka potencialet më të jashtëzakonshme për të prosperuar, për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër.

Kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, një akademike shprehej për autokraci elektorale.

Ti japim përgjigje pyetjes, çfarë duhet të bëjmë?

Dhe unë sikundër çdo shqiptar arrij në përfundim në vetëm një përgjigje, të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë. Të bashkojmë zërat tonë, rezistencën tonë dhe të hidhemi në veprime. PD është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje, sepse me inaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohej në një forcë të madhe besimi, rreth të cilës të bashkoheshin shqiptarët që do donin të ndalonin këtë rrokullisje. Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar por pranoi për një arsye apo një tjetër politika ç’kombëtarizuese apo antikombëtare. Sot në Ballkan qytetet me probleme më të mëdha janë Tirana dhe Prishtina. Sepse Tirana bëri gjithçka ta paraqesë Prishtinën dhe jo Beogradin si delen e zezë të Ballakanit.

Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme, secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë apo zyrë nga një tjetër me qese parash duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, zyrtarë, prokurorë dhe opozitarë jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë rregull. E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te Prokurori, nga prokurori te gjykata dhe te burgu. Shanset e pafajësisë këtu janë drejt zero se nuk ka rëndësi ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka që të ndalojë policia, ndaj dhe unë rrugë të vetme dhe të sigurte për t’u përballur me këtë regjim shoh bashkimin e të gjitha forcave opozitare së bashku me shoqërinë civile.

Dhe hartimin e një harte veprimesh, me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky vërtet është një regjim i pasur, por është i kalbur, sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, abuzimin e shkelmimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.



Ju sugjerojmë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
Para
Studimi: Rënkimi nuk është pjesë e orgazmës femërore

Studimi: Rënkimi nuk është pjesë e orgazmës femërore

Turizmi në brigjet e Adriatikut ndikohet nga lufta në Ukrainë

Turizmi në brigjet e Adriatikut ndikohet nga lufta në Ukrainë

Tevez nis punën si trajner

Tevez nis punën si trajner
















TE FUNDIT

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë...

Lexo më shumë

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
9 Korrik, 2025

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara....

Lexo më shumë

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
9 Korrik, 2025

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit. Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit,...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
9 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com