Sport

Tevez nis punën si trajner


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 22/06/22 |
Opi Nion

Pas tërheqjes nga futbolli, Carlos Tevez nis punën si trajner. Ai drejtoi seancën e parë stërvitore të skuadrës Rosario Central klubit historik argjentinas që po kalon një moment të vështirë.

Ish-sulmuesi i disa prej klubeve më të mirë në Europë tregoi se ishte gati për detyrën delikate që ka marrë përsipër.

“Vendosa të marr këtë sfidë të parë për fansat. Nëse i bëjmë gjërat siç duhet, mund të hyjmë në histori. Ky klub është një gjigand i fjetur”, tha Tevez duke ikurajuar futbollistët që ka në skuadër madje duke shfaqur ndaj tyre besim të plotë pasi nuk ka kërkuar përforcime.

Ndeshja e tij e parë në pankinë do të jetë të premten e ardhshme në shtëpi kundër Gimnasia y Esgrima La Plata. Pas katër javësh kampionat, Rosario Ventral është në vendin e 23-të të renditjes.

Si lojtar, Tevez ka fituar Kupën Libertadores dhe Kupën Ndërkontinentale në 2003, me Boca Juniors, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube me Manchester United dhe dy tituj të Serie A me Juventus.

Pas