Kryesore

Berisha, Spahia dhe Ademi në Shkodër: Rama ia ka dhënë logon tonë Lul Bravës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 15/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është sot në Shkodër, ku u takua me fermerët e Anës së Malit. Ai është shoqëruar nga Voltana Ademi dhe kandidatin për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

Berisha tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore do përballen me qeverinë e Ramës që nuk njeh rregulla dhe i cili ia ka dhënë logon e tyre Lul Bravës.

Ne përballemi me qeverinë e Edi Ramës që nuk njeh as një rregull por edhe me Lul Bravën të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Tani votimi në logon e PD është votë e humbur. Të gjithë ju dhe të afërmit tuaj jeni të lutur të bëni të qartë që logo që duhet votuar me datë 6 mars është logo e Shtëpisë së Lirisë dhe kandidati ynë Bardh Spahia. Një djalë nga një familje me një traditë të shkëlqyer”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas