Aktualitet

Berisha: Procesi i zgjedhjes së Presidentit, mafioz dhe antikushtetues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 22/05/22 |
Opi Nion

Pasi votoi në ambientet e selisë blu për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Berisha e cilësoi procesin e zgjedhjes së presidentit si mafioz dhe anti kushtetutës, pasi sipas tij “bazohet në grabitjen e votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmin e shpifur të Edi Ramës me pseudoopozitën”.

  “Votimi sot është një proces që zhvillohet paralel me një proces të mirëfilltë mafioz dhe anti kushtetues që është ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Është mafioz dhe anti kushtetues sepse bazohet mbi grabitjen e votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmin e shpifur të Edi Ramës me pseudoopozitën. Sot në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Pas