Kryesore

Berisha prezanton kandidatin në Lushnje: Dallimi nga kandidati i Lul bravës…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 09/02/22 |
Opi Nion

Këtë të mërkurë ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Banon.

Berisha gjatë fjalës së tij kërkoi votën e lushnjarëve duke iu premtuar atyre ndryshimin në këtë bashki.

Ish-kryeministri sulmoi kandidatin e PD, Indrit Sefa, duke thënë se dallimi mes tij dhe Banos është si nata me ditën.

 “Këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqitar që do të jetojë në këtë vend, për çdo qytetar, për çdo fermer të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Duhet të shënojë ndryshimin. Për ne shqiptarët, asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë se sa ndryshimi. Imagjinoni, kam ardhur këtu në vitin ’92 si President Republike, unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës dhe të botës një president me rrogë 16 Dollarë në muaj dhe ndryshimin që shënuam së bashku e solli që në vitin 2013 ne shqiptarët njerëzit që kishim rroga dhe të ardhura të barabarta me Ugandën, te kemi rrogat mesatare më të mëdha në rajon. Ndryshimi bëri të mundur ne që në vitin 2005 kishin që 18 mijë kilometra rrugë inventar gjithsej 2400 kilometra të asfaltuara, të asfaltojmë në 8 vite 11 mijë kilometra rrugë.

Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Europës të anëtarësohemi  në NATO, në Këshillin e Europës, të ecim të sigurtë drejt BE dhe të fitojmë lëvizjen e lirë. Shqipëria ka nevojë për votën tuaj që të firmosni ndryshimin. Ndryshimi është sot i nevojshëm për çdo shqiptar aq sa është ajri i nevojshëm për zogjtë që të fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë. Këto 8 vite u instalua një regjim iu cili nuk përfill asnjë nga interesat tuaja. U instalua një regjim arrogant pa lidhje me qytetarin, taksat tuaja, djersa dhe mundi juaj nuk u përdor për rritjen e rrogave tuaja. Ndaj dhe ne në 8 vite u rrokullisëm në vendin me rrogat më të ulëta në rajon. Kjo do të thotë dëshpërim, kjo do të thotë njerëzit të largohen. Unë e kam lehtë t’u them se midis Elton Banos dhe përfaqësues socialiste apo të Lul bravës është dallimi si nata me ditën.

Mund t’ju numëroj ju këtu të gjitha aktet korruptive të Bashkisë së Lushnjes, e kryetarit dhe nënkryetarëve me radhë. Por çështja është më e madhe, për mbarë kombin dhe Shqipërinë. Lushnja duhet të jetë në krye të kësaj përpjekje për ndryshimin. Cili është premtimi ynë? Ndryshimi është premtimi ynë. Ju garantoj që djali juaj që doli me një procedurë të lirisë, me primare, nuk është propozuar nga askush nga sipër, e kanë propozuar demokratët e Lushnjes dhe në votimet e tjera bashkë me ta do votojnë edhe qytetarët e Lushnjes”, u shpreh Sali Berisha.

Pas