Kryesore

Berisha: PD do të dyfishojë rrogat e punonjësve të shëndetësisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 24/09/22 |
Opi Nion

Kryedemokrati, Sali Berisha deklaron se kur PD të jtë në pushtet do të dyfishojë rrogat e punonjësve të shëndetësisë.

Berisha tha gjatë një komunikimi online me qytetarët se do të punojë dhe për rikthimin e mjekëve në vendin tonë.

“Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë. Do bëjmë gjithçka, që mjekë të shquar shqiptarë, të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë. Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë, renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë. Këtë situatë do e ndryshojmë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas