Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Kamza: Gabim i pafalshëm mosmarrja pjesë në zgjedhje, po e korigjojmë

2023/03/24 at 8:33 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Kamza: Gabim i pafalshëm mosmarrja pjesë në zgjedhje, po e korigjojmë

Nga Kamza ku ka prezantuar Arjan Hoxhën si kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka akuzuar sërish qeverinë për vjedhje dhe keqmenaxhim të vendit.


“Ne jemi rropatur në varfëri në dekada dhe shekuj, por ne me djersë, me lumenj djerse, arritëm me reforma në vitin 2008, të bëhemi njerëzit më të paguar në Ballkan, të bëhemi njerëzit me rrogën mesatare më të lartë se të gjithë tjerët. Dhe kjo është arritja historike e jetës tonë.

Po çfarë ndodhi në këto vite? Nga viti 2013 e deri më sot, rrogat nuk u rritën, por u rritën çmimet dhe sot çdo qytetar i Kamzës, blen naftën me të njëjtin çmim që blihet në Berlin. Sot çdo qytetar i Kamzës, blen ushqimet me të njëjtin çmim me të njëjtin vend ku rrogat janë 6-8 herë më të larta.

Sot rrogat dhe pensionet tuaja vlejnë së paku 30% më pak se sa vlenin në vitin 2013. Çfarë ndodh kështu. Pse u ndalua rritja e rrogave, rritja e pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve u ndaluan vetëm e vetëm se qeveria vjedh. Vjedh ditën, natën, çdo javë, muaj dhe vjedh gjithnjë e më shumë.

Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në bankat Europiane 5 miliardë euro. Kjo qeveri me 5 miliardë Euro, mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve, kjo qeveri me 5 miliardë euro mund të kishte rritur, 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet e shqiptarëve”, tha Berisha duke shtuar se të gjitha vidhen.

“Ku shkuan, pa llogaritur të ardhurat e tjera. Të gjitha vidhen. Sepse kjo qeveri, si asnjë tjetër në Europë dhe botë, ndërton 1 km rrugë autostradë e cila kudo ndërtohet me 2-3 mln euro, e ndërton me 24 mln euro. Sepse kjo qeveri vjedh në 1 km autostradë, këta qeveritarë vjedhin së paku 20-21 mln euro.

Këta qeveritarë vendorë dhe qëndror vjedhin 80-90 % të fondit në çdo punë publike, ndaj dhe borxhi rritet, rrogat ulen, shqiptarët largohen dhe vetëm largohen nga Shqipëria. Kjo qeveri rriti taksat për bizneset tuaja, përgjysmuan bizneset. Ku shkuan të tjerët? Ata që falimentuan u larguan dhe largohen.

Kjo qeveri ndërpreu financimet për bujqësinë. Sot Shqipëria financon fermerët shqiptarë 5 herë më pak se Kosova. Sot kjo qeveri nuk jep asnjë garanci për çdo fatkeqësi natyrore që mund të ju ndodhë fermerëve. Ndërkohë që Kosova dhe çdo vend i rajonit, paguan me çmim bazë çdo prodhim të dëmtuar nga shkaqe natyrore, apo shkaqe të tjera.

Pra a mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, të na vjedhin dhe të na rrjepin, një grusht qytetarësh si Edi Rama, Rakip Suli që tenderon dy herë një shkollë, siç ka bërë me shkollën ‘Azem Hajdar’. Që rikonstrukton shkolla me çmime 2-3 herë më të larta seç janë ndërtuar nga e para”, u shpreh Berisha.

Më tek në fjalën e tij, ai e konsideri gabim të pafalshëm mosmarrjen  pjesë në zgjedhjet e lokale 4 vite më parë, por tha se tashmë duhet bërë gjithçka për të rivendosur pluralizmin.

“A mund të vazhdojmë ne në këtë mënyrë? Jo nuk mund të vazhdojmë. Shqipëria kërkon ndryshimin, dhe ne jemi përgjegjës para vetes tonë, fëmijëve tanë, para njëri tjetrit, për të votuar ndryshimin, për të votuar Arjan Hoxhën, për të votuar kandidatët e primareve. Ne duhet të bëjmë gjithçka që në 14 maj të rivendosim pluralizmin.

Partia Demokratike bëri një gabim të pafalshëm kur nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale. Por PD-ja e korrigjon gabimin. Sot po bëjnë gjithçka për ta nxjerrë nga votimet, ne do të marrim pjesë, ne do të fitojmë”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: berishakamzaPD


Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë

Protesta/ Ambasada e SHBA-qytetarëve të saj: Shmangni zonat përreth Kryeministrisë

Zgjedhjet e 14 Majit, Ambasada e SHBA thirrje për kandidatë të pastër

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}