Aktualitet

Berisha në protestën paqësore për Ilvi Metën: Vrasje shtetërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 07/05/22 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Berisha, ndërsa i është bashkuar protestës paqësore ku u ndezën qirinj për vdekjen e të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe policisë.

“Në Shqipëri është një seri tragjike, të rinj që hyjnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti më i fundit i Ilvi Metës është një rast tragjik që tregon fytyrën e narkoshtetit shqiptar. U shoqërua në polici dhe u mor me një vendim gjykate dhe brenda disa orëve del nga komisariati me arkivol. Asnjë nga përgjegjësit kryesorë nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte të humbiste jetën në institucionet shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rrezaton në të gjitha institucionet.

Ju garantoj unë se shkak më kryesor është rekrutimi në Policinë e Shtetit i pengmarrësve, trafikantëve dhe vrasësve ordinerë.

Të gjitha këto janë vrasje shtetërore, me qëllim apo pa qëllim. Por një gjë është e sigurtë, se një i shoqëruar dhe ndaluar në zbatim të ligjeve nuk mundet as të vrasë veten, as të vritet apo të mbytet”.

Pas